BOTA NUK DIRIGJOHET MË NGA ATLANTIKU

Nga Savash VELIU

Duhet të theksojm se bashkëpunimi mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit është një hap i rëndësishëm për sigurimin e paqes në rajon kryesisht për Sirinë si çështjet rajonale dhe globale. Kjo aleancë ka bërë që të dështojnë edhe komplotet e SHBA-ve në rajon dhe Siri, duke bërë të ditur rëndësinë e bashkëpunimit që kanë nisur Turqia, Rusia dhe Irani me procesin e Astana-s për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në këtë vend.

Falë bashkëpunimit të këtyre tre vendeve, SHBA-ja ka nisur të humbasë dominimin e saj në rajon. Kjo aleancë nëse vazhdon parimisht të zbatojë marrëveshjet e arritura në Astana, atëherë do të jenë faktor të formësojnë padyshim botën e ardhshëm. Nëse projekti Euroaziatik zbatohet me suksess, bashkësia ndërkombëtare do të zhvendoset nga një rend unipolar në një rend multipolar dhe ndikimi rajonal i SHBA-ve do të ulet ndjeshëm dhe Bota më nuk do dirigjohet nga Atllantiku por nga disa qendra të fuqishme ekonomike Euro-Aziatike, prandaj SHBA ka marr hapa drastike dhe të pakontrolluara ndaj BE si dhe ndaj Turqisë e gjetiu me sanksionime të ndjeshme që dëmtojnë gjitha palët në fjalë.

Është SHBA-ja që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe ka nisur të zbatojë sanksione edhe ndaj Iranit, Prandaj bashkëpunimi mes Tehranit dhe Rusisë do të forcohet në mënyrë që të luftoj kundër sanksioneve të qeverisë së SHBA-ve të cilën ai i ka përcaktuar si “armik të përbashkët’’. Kështu mund të veproj edhe Turqia përmes Rusisë e cila shumë ndjeshëm mund ta dëmtoj sa BE-në po aq më shumë vetë SHBA-në I cili shihet si partner dhe aleat nëse e pranon atë sit ë tillë.

Një Turqi e fortë – avantazh gjeopolitik për Shqiptarinë!

Sa i përket Ballkanit Perëndimor të paorientuar gjeopolitikisht duhet shqiptarët të dijnë se sot Turqia s’është më ajo e vjetra, por ajo politikën e saj e dedikon sipas interesave të saja strategjike dhe gjeopolitike në rajon e gjetiu. Kështu që Interesi shtetëror dhe strategjik shqiptar dikton që zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit në Turqi të shihen me sy gjeopolitik. Kjo don të thotë të merren në konsideratë në rradhë të parë rrethanat e favorshme rajonale, që krijon për dy shtetet shqiptare dhe për faktorin shqiptar në Ballkan rizgjedhja e Erdoganit në postin e presidentit të shtetit më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm ballkanik. Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që pranoi dhe vlerësoi rolin e ri diplomatik dhe strategjik të dy shteteve shqiptare dhe të faktorit shqiptar në karierën ballkanike në fillimi të shekullit 21.

Aleanca strategjike me Turqinë është një kartë diplomatike force për Shqipërinë dhe për Kosovën në marrëdhëniet e tyre rajonale dhe sidomos përballë rivalëve historike të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin Kosovën. Zgjedhjet në Turqi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit gjykohen nga efektet, që kanë në pozitat rajonale dhe ndërkombëtare të vendit tonë. Konkretisht në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës forcimi i Turqisë dhe i pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare favorizon rolin dhe peshën e faktorit shqiptar në rajon nëse do arrijn të vetdisohen qeveritarët oligark të traumatizuar nga përjashtimi politik i faktorit shqiptar nga paaftësia e tyre në skenën ndërkombëtare që realizohet përmes forcave të errta evangjelisto-katolike që ndjeshëm çrregullojnë shqiptarët përball fqinjësisë kristiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne