Botërori “Rusi 2018”, një ari do shkelmojë topin e parë në ndeshjen hapëse

Një risi pritet të ndodhë në ndeshjen hapëse të Botërorit të këtij viti. Topin e ndeshjes mes Rusisë dhe Arabisë Saudite pritet që arbitrit t’ia japë një ariu të stërvitur enkas për këtë.

Ariu është testuar në një ndeshje të kategorisë së tretë në Rusi në prani edhe të publikut dhe çdo gjë ka vajtur mirë. Ka pasur reagime pozitive për këtë shfaqje. Kafsha e egër shihej që duartrokiste tifozët e pranishëm në stadium, duke hyrë menjëherë në zemrat e tyre.

Organizatorët e Botërorit kanë menduar që po ky ari të jetë prezent në ndeshjen e parë që do të hapë Botërorin, ku Rusia do të presë Arabinë Saudite. Lajmi për të sjellë ariun që të nisë takimin, është pritur mirë nga vendasit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne