Bozdag: Puna jonë në Afrin nuk ka mbaruar

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha se ka marrë fund terrori dhe terroristët në rajonin Afrin të Sirisë.

Ai bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje me vendosjen e sigurisë në qendër të Afrinit nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane.

“Puna jonë nuk ka mbaruar ende, kemi shumë për të bërë por në Afrin ka marrë fund terrori dhe terroristët. Tashmë ka marrë fund shtypja dhe mizoria e organizatës terroriste ndaj popullit të Afrinit. Ky popull tani do të jetojë i lirë, i sigurt, në paqe dhe në stabilitet. Dështuan projektet për të korridorin e terrorit dhe krijimin e një shteti terrori. Me marrjen e kontrollit të Afrinit, kanë humbur, dështuar dhe janë detyruar të dështojnë edhe një herë ata që donin dhe mbështesnin organizatat terroriste PKK/KCK/PYD/YPG dhe DAESH dhe ata që rendnin së bashku me këto organizata terroriste pas projekteve të reja në rajon” tha Bozdag.

Edhe Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalin, në postimin e bërë në median sociale Twitter tha se Forcat e Armatosura Turke kanë treguar edhe një herë fuqinë dhe dinjitetin e tyre.

“Marrja nën kontroll e qendrës së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” është mesazh i qartë për organizatën terroriste dhe botën. Turqia do të vazhdojë të ecë me hapa të vendosura në rrugën e sigurisë, stabilitetit dhe drejtësisë. Fryma e 18 marsit e Çanakalasë qëndron e palëkundur dhe në këmbë edhe pas 103 vjetësh” shkroi Kalın.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli në postimin e bërë në Twitter deklaroi marrjen e kontrollit të Afrinit dhe uroi që kjo të jetë në të mirën e Turqisë dhe rajonit.

“Ushtria jonë heroike, ashtu si dje edhe sot vazhdon të jetë garantuesja e qetësisë, sigurisë dhe paqes së vendit tonë dhe vendeve të rajonit” shkroi Canikli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne