Bregu Perëndimor, në protesta plagosen 4 studentë palestinezë

Në protestat e organizuara kundër vendosjes së detektorëve metalikë në dyert e xhamisë Al Aksa në Bregun Perëndimor janë plagosur 4 studentë palestinezë si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë.

Forcat izraelite intervenuan me shok bomba, gaz lotsjellës si dhe me plumba të vërteta dhe plumba gome ndaj studentëve palestinezë të cilët protestonin në afërsi të pikës së kontrollit në hyrje të qytetit El-Bire.

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, si pasojë e zjarrit të hapur me plumba të vërtetë të ushtarëve izraelitë janë plagosur 4 studentë.

Më tej thuhet se studentët e plagosur janë transferuar në kompleksin mjekësor palestinez në Ramallah, ndërsa shumë persona të tjerë kanë qenë në rrezik për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga ana e forcave izraelite.

Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të mirë.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Izraeli nëpërmet detektorëve metalikë të vendosur në dyert e Al-Aksës synon të sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

Palestinezët shprehin shqetësim se nëse ky hap i njëanshëm që është marrë pa u konsultuar me Fondacionin Aksa, i cili zyrtarisht njihet nga Izraeli për të drejtën e menaxhimit të Aksa-së pranohet, atëherë do të vijojnë hapat e mëtutjeshëm, nëpërmjet të cilave Al-Aksa do të ndahet në mënyrë kohore dhe hapësinore dhe do të merret nga duart e tyre për t’iu dhënë hebrenjve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne