Britani e Madhe – Bastiset selia e “Cambridge Analytica” për skandalin “Facebook”

Një bastisje u realizua mbrëmjen e së premtes në zyrat londineze të kompanisë, “Cambridge Analytica”, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e një milion përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e “Information Commissionner’s Office” (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, hynë në selinë britanike të kësaj kompanie në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë një mandat bastisjeje të dhënë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverat e “Cambridge Analytica” dhe për të verifikuar të dhënat.

Regullatori njoftoi se i kishte kërkuar më 7 mars kompanisë “Cambridge Analytica” që të ketë akses në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një autorizim nga gjykata. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne