Brukseli dhe Tetova, protestë në mbështetje të Ziadin Selës

Për të protestuar ndaj dhunës në Kuvend dhe veçanërisht ndaj sulmit që iu bë kreut të LR-PDSH-së Zijadin Selës, një grup të rinjsh në Tetovë, me moton “Ndal urrejtjes”, kanë lëshuar 27 balona me fotografin e Selës.
Ata po ashtu kanë apeluar deri te bashkëqytetarët e tyre maqedonas që të ndalojë se përkrahuri dhunën. Pjesë e kërkesave të tyre ishte që organet kompetente të zbardhin dhunën e 27 prillit ndaj deputetëve të shumicës parlamentare.

Protestë e ngjashme nga përkrahësit e LR-PDSH-së u mbajt edhe në Bruksele përpara Komisionit Evropian.

Sipas protestuesve i gjithë ky skenarë i mirë përgatitur vjen si rezultat i siç shprehen ata një grusht njerëzish që i frikësohen rotacionit demokratik të pushtetit dhe që janë të vendosur për të mos ia lënë vendin shumicës së re e dalë nga zgjedhjet e fundit, por të rruajnë pozicionin e tyre me çdo çmim, pa mos përjashtuar edhe konfliktin me karakter ndër-etnik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne