Brukseli në prag të ndryshimit të politikave të saj kundrejt Moskës

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se ekzistojnë shenja për ndryshimin e qëndrimeve të BE kundrejt Moskës.

Sergei Lavrov, në një intervistë dhënë mediave bjelloruse deklaroi se Evropa po ndryshon politikat e saj joefikase kundrejt Moskës dhe shtoi se pretendimet e NATO-s për praninë afër kufijve të Rusisë janë pretendime të palogjikshme dhe pa arsyetueshme. Sa herë që Evropa të jetë e gatshme për të ndryshuar gjendjen aktuale edhe Moska është e gatshme të kthehet në rrugën e zhvillimit dhe rritjes në interes të shtetasve evropianë. Vlen të theksohet se prej vitit 2014, NATO ka shtuar kapacitetin dhe forcat e saj ushtarake në vendet evropiane dhe kryesisht ato të Evropës lindore. Ky veprim është bërë me pretekstin e ndërhyrjes së Rusisë në lindje të Ukrainës. Mirëpo Rusia nga ana e saj ka paralajmëruar mbi pasojat e shtimit të forcave të nato-s në vendet e Evropës lindore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne