Shkruesi “brun” nga Elbasani dhe me mbiemer turk, Ilir Yzeiri ne nje shkrim qe ka bere ne gazeten e italianit Karlo Bolino ironizon kreun e Kishes Orthodhokse Shqiptare, Anastas Janollatos dhe ministren e kultures Kumbaro kur ajo kerkoi te mbroje Kalane e Lezhes nga vandalet katolike, dhe vajton Kishen e Leshnices. Ilir Yzeiri qe nga cehrja duket turk prej vitesh ne shkrimet e tij hiqet sikur te jete me origjine nga Roma dhe jo nga El-Basani.

Me poshte eshte shkrimi i Ilir Yzeirit per Kishen e Lesh-nices te cilen ai do ta heqe nga Lesh-nica dhe ta sjelle ne Tirane.

Merreni dhe Kishën e Leshnicës, vendoseni diku në shesh!

Nga Ilir Yzeiri
Publicitet

Në këtë vend është shumë e vështirë të gëzohesh, por është e lehtë, madje gati rutinë që të mërzitesh, të trishtohesh e të ndjehesh si i huaj. Tëhuajësimi ose largimi dhe humbja në vetvete janë shenja të depresionit shoqëror që kanë shkaqe nga më të ndryshmet. Ndërsa në Shqipëri, në vendin e kontrasteve fatale, tëhuajësimi, largimi dhe përhumbja diku larg, vjen për shumë arsye.

Një ndër to mendoj unë është se vendi nuk të jep kënaqësi apo lumturi. Vendi ynë ndryshon gjithmonë, por ndryshon për të të acaruar nga nervat dhe jo për të të bërë që të ndjehesh ngrohtë, paqësor dhe i hapur me këtë vend. Ja shihni çfarë po ndodh këto ditë. Shqipëria po përuron për të disatën herë sheshin « Skënderbej ». Po në të njëjtën kohë mësuam se Kisha e Leshnicës, një monument kulture i rrallë, një shenjë e identitetit tonë të varrosur, u shemb. Fotografia e botuar në media të kujtonte Palmirën në Siri ose monumentet Budës të hedhura në erë në Afganistan.

Si për të mos mjaftuar kjo, mediat në botë lajmëronin vrasjen e terroristit shqiptar me famë kriminale Lavdrim Muhaxheri. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, komuniteti islamik i Kaçanikut shkon dhe ngushëllon familjen dhe jep lajmin publik me termat e xhehnemit e xhehnetit. Tani për çfarë duhet të gëzohemi ? Për fotografinë e shembur të Kishës së Leshnicës, për mallëngjimin fetar islamik të komunitetit të Kaçanakut apo për sheshin e rindërtuar ?
***
Nëse ka një metaforë për të shpjeguar krizën tonë identitare kjo është metafora e sheshit « Skënderbej ». Me ndërtimin e Pallatit të Kulturës sidomos prej komunistëve, sheshi mori formën e një amfiteatri dhe gjithë dekori përdorej sidomos për të krijuar spektaklet e manifestimeve popullore që nisën disa kohë pas çlirimit të vendit. Qytetet e mëdha kanë në shesh, në qendër, objekte kulti të vjetra dhe madhështore, sepse në qendër të jetës ishte adhurimi për krijuesin. Musolini në Itali ndërtoi një monument tjetër për ta përjetësuar perandorinë e tij. Por edhe ai u ruajt.

Ndërsa këtu te ne, sheshi « Skënderbej » është në ndryshim të vazhdueshëm sepse ai nuk është një vend i shenjtë në kuptimin historik. Ai është një truall që i josh të gjithë sundimtarët e këtij vendi që të tregojnë me rinovimin e vazhdueshëm të tij hijen e tyre. Sheshi nuk është shenjë e atij që e ka krijuar këtë qytet ose e frymës tiranase, e historisë tiranase. Sheshi është projketim i emocionit dhe i vetëdijes së sundimtarit të radhës. Pak rëndësi ka se si do të duket ai shesh. Thjesht ai është si një nga ato godinat luksoze të ndërtuara rrotull tij në Tiranë. Simbolika që po i japin me gurët nga të gjitha trevat është një metaforë e kapërcyer nacionalromantike që të kthen pas në kohë dhe të kujton më shumë emocionet e turbofolkut shqiptar.

Po ashtu, simbolika e gurëve apo e gurit të kujton metaforën e malit dhe identifikimin e shqiptarit me objekte të ngrira e të ngurta të kohës parahistorike. E ndërsa po shkruaj këto radhë për sheshin, në vështrim kam gjithmonë Kishën e Leshnicës të rrënuar, të plandosur në tokë jo nga luftëtarët e ISIS-it, por nga ISIS-i që kemi brenda nesh, nga zelli i madh për të shkatërruar historinë dhe për të mos rindërtuar atë. Unë e kam të vështirë të kuptoj se si një ministreshë kulture si kjo që kemi sot mund të ndiehet e qetë kur sheh atë foto të Kishës së Leshnicës.

Dikush mund të thotë se ajo i është dhënë në pronësi Kishës Ortodoksë Shqiptare. Mund të jetë edhe kështu, por përpara se të jenë pronë të Janullatosit, ato janë prona të vetëidjes sonë dhe të historisë sonë. U bë një debat i lodhshëm tani ai që lidhet me fronin e Janullatosit. Me emërimin e tij ne kemi hedhur në kosh veprën madhore të Fan Nolit. Kemi përjashtuar nga historia jonë ata qindra martirë të vrarë e helmuar nga fanarët grekë. Heshtja, injorimi dhe shkatërrimi i traditës së kishave të vjetra shqiptare është një vepër kriminale.

Nëse bota lemeriset kur sheh të hidhen në erë objekte kulti në Siri apo në Afganistan, ne shqiptarët mendjelhetë nuk ndiejmë asgjë kur historia jonë varroset prej shtetarëve me mentalitet shkatërrues e idiotët e fustanellave. Më kujtohet me këtë rast kujdesi i kësaj ministreshe për një pllakë në Kalanë e Lezhës për një sulltan që kishte vënë dorë në atë Kala. Tani kur shoh kishën e Leshnicës të rrënuar dhe kur shoh vëmendjen për pllakën ne Kalanë e Lezhës, më së shumti mendoj se kemi të bëjmë me shtetarë idiotë e mendjelehtë që na kanë zënë frymën në gjithë këta vjet.
***
Sheshi “Skënderbej” do të jetë i hapur dhe aty do të derdhen shqiptarët pa kujtesë që të vijnë vërdallë e të shetisin. Do të ngrejnë sytë në hava për të parë qiellin, do të hedhin vështrimin anash e prapa dhe do të vazhdojnë të vijnë vërdallë. Në më të shumtën e rasteve do ta shfrytëzojnë për të nisur bisedat dhe, në ndonjë prej atyre bisedave, do të flitet edhe për Kishën e Leshnicës që u varros prej ISIS-it që kemi brenda nesh.

Pasi të mbarojnë të gjitha bisedat, do ta kuptojnë se sheshi është një mundim i kotë, i tepërt për shqiptarët e lodhur. Duke ardhur vërdallë në atë shesh shumica do të kujtojnë se si ka qenë ai në fillim. Do të kujtojnë kafe Kursal-in që nuk është më. Do të kujtojnë godinën e bukur të Komitetit Ekzekutiv që u hodh në erë për ta zgjeruar sheshin dhe për të nxjerrë ballin e Muzeut Historik, do të kujtojnë tualetet prapa Komitetit dhe prostitutat e rëna nga vakti që rrinin aty, do të kujtojnë tabelat e reklamave të filmave dhe godinat e vjetra që u prishën për të ndërtuar 15-katëshin.

Pasi të kenë rikujtuat të gjitha këto, do të shohin se sheshi është si një holl gjigand i një pallati. Mirëpo diku në hije mund të jenë disa cinikë profesionistë. Ata parashikojnë se si do të jetë sheshi pas disa vjetësh, atëhehere kur në pushtet të jetë jo një paranojak i gjatë që numëron kazanët, por i çmenduri i radhës që do të hipë në qafën e shqiptarëve. Atëhere ai do ta ketë më të lehtëta prishë këtë shesh e ta ndërtojë nga e para sepse edhe emri i Kishës së Leshnicës do të jetë harruar.

Epilog
Më duhet të sqaroj se puna që ka bërë një nga shetarët më të suksesshëm që ka pasur Shqipëria në këta vjet tranzicion, zoti Erion Veliaj nuk ka lidhje me metaforën e sheshit. Ai zbatoi një projekt të miratuar më parë ashtu siç po zbaton me korrektesë e ndershmëri të gjitha projektet në Tiranë.

38