Buhari: Boko Haram mbështetet nga forcat e jashtme

Presidenti i Nigerisë, Muhammedu Buhari deklaroi se organizata terroriste Boko Haram mbështetet fuqimisht nga forcat e jashtme.

Presidenti Buhari në prononcimin e tij të bërë në kuadër të programit për zgjedhjet presidenciale të mbajtur në kryeqytetin Abuja, në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste Boko Haram ka thënë se ushtria e vendit të tij ka nevojë për më shumë armë dhe pajisje për asgjësimin e plotë të terroristëve të kësaj organizate.

“Organizata terroriste Boko Haram mbështetet fuqimisht nga forcat e jashtme”, bëri të ditur Presidenti Buhari.

Organizata e Mjekëve pa Kufi deklaroi se organizata terroriste Boko Haram së bashku me bazat ushtarake sulmon edhe vendbanimet civile për shkak të të cilave dhjetëra mijëra civilë u detyruan në shpërngulje.

Dhuna në masë e Boko Haram, një organizatë terroriste e pranishme në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, filloi në vitin 2009, ndërsa shkaktoi vdekjen e mbi 20 mijë njerëzve.

Prej vitit 2015 e këtej kjo organizatë ndërmerr sulme edhe në vendet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Në sulmet e kësaj organizate të ndërmarra në zonën e basenit të liqenit të Çadit kanë humbur jetën të paktën 2 mijë persona./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne