Te enderrosh ne varferine e kapitalizmit shqiptar!

Kur dikush del rrugeve te Tiranes ne mengjes kenaqet teksa sheh energjine e njerezve per te punuar.

Por ne nje vend te deshtuar sikur Shqiperia, ku sistemi kriminal kapitalist-demokratik e ka varferuar popullin ne mase, njerezit nuk kane pune. Nuk ka fabrika, kombinate, uzina, kooperativa etj qe te punesojne njerezit. Kohet e komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik kur shqiptaret ishin njerez dhe kishin pune kane shkuar. Kinezet dhe ruset nuk jane me ne Shqiperi qe te ndertojne kombinate sikur ai i Tekstileve Stalin, apo metalurgjike sikur ai i Elbasanit. Amerikanet dhe bandat kriminale qe ata instaluan ne pushtet pas renies se komunizmit kane varferuar cdo cep te Shqiperise. Mjeti i vetem i pasurimit per shqiptaret sot eshte droga dhe trafiqet ilegale, pasi industrine e vendit e shkaterruan bandat qe jane instaluar ne pushtet ne 20 vite e fundit.

Megjithate shqiptare mundohen te punojne, te nxjerrin buken e gojes ne kete xhehenem kapitalist, koloni te Amerikes. Disa shesin rroba te vjetra. Disa hapin ndonje dyqan te mbaruar qe te shesin qepe e sallate. Disa mundohen te rregullojne ndonje biciklete, lavatrice, frigorifer te shkaterruar. Disa qe nuk kane fare pune dalin me zorre uji dhe ujisin rrugen para shtepise se tyre per te mposhtur pluhurin, pasi shumica e rrugeve te Tiranes jane te shkaterruara dhe te pa-asfaltuara. Ndersa disa te tjere germojne neper plehra per te gjetur ndonje kothere buke apo kanoce per ti shitur ne pikat e riciklimit.

Kjo eshte Shqiperia demokratik-kapitaliste e cila i ngjan shume Haitit dhe Porto Rikos, por aspak Perendimit te zhvilluar dhe industrialist. Por Shqiperia nuk e mban veten per Republike Bananesh. Ajo eshte aleate krenare e NATO-s qe lufton terrorizmin islamik, por qe strehon terroriste muxhahedine iraniane ne mes te Tiranes.

Shqiptaret edhe pse te derrmuar, jane njerez enderrimtare. Bizneset e tyre i quajne me emra euro-amerikane. Ke psh. byrektore europiane, qender anglishteje amerikane, universitet kanadez dhe evropian, dhe servis qe thone punojme “non-stop 24 hours”. Edhe pse pronaret quhen Bashkim, Naim, Mustafa, Kico, Edi, Landi etj te gjithe enderrojne. Edhe pse te varferuar dhe mjeruar ne kulm, shqiptaret enderrojne. U duket vetja euro-amerikane. Kryeministri i tyre edhe pse me origjine ortodokse eshte bere katolik qe te duket sa me francez apo italian. Kryebashkiaku nga Berati i Tiranes me mbiemer turk eshte konvertuar ne protestant. Ne protestant eshte konvertuar edhe pronari katundar i nje universiteti europian i cili emrin e tij turk e ka zevendesuar me nje emer britanik. Te gjithe duan te behen euro-amerikane. Te gjithe enderrojne.

Welcome to Albania, a proud NATO member country.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne