Bulqizë, helmohen 17 pjesëtarë të një familjeje

Rreth 17 persona të një familje në Bulqizë mësohet se janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza.

Raportohet se mes të helmuarve janë edhe 6 janë fëmijë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i trileçeve të marra në një pastiçeri të qytetit.

Një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime, por përfunduan të shtruar në spital.

Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për rastin për të konkluduar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të helmimit të familjes, fatmirësisht pa pasoja serioze në jetë njerëzish.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne