Burdushi dënohet me një vit burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur si Burdushi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.

Kjo gjykatë njofton se Burdushit i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë së pavarur dhe i detyrës së caktuar në kohëzgjatje prej tre vjetësh, duke u llogaritur nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë.

Sipas kësaj gjykate ai akuzohet se “më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shëroj gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2.000 (dymijë) euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne