Burgjet në Alaskë urdhërohen që të mos u japin mish derri të burgosurve muslimanë gjatë Ramazanit

Një gjykatë amerikane urdhëroi të premten zyrtarët e burgjeve të Alaskës që t’u jepnin të burgosurve muslimanë ushqime të mjaftueshme pa mish derri gjatë agjërimit të Ramazanit.

Gjykatësi H. Rasëll Holland tha në një urdhër me shkrim se për të burgosurit myslimanë duhet të jepet ushqim ditor që të përmbajë të paktën 2,600 kalori gjatë muajit të shenjtë i cili filloi më 16 maj.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) ka ngritur këtë javë një padi në emrin e dy myslimanëve të burgosur, ku argumentohet se ushqimet që marrin çdo mbrëmje variojnë nga 500 deri në 1.100 kalori, ndërkohë që ata duhet të marrin nga 2.600 deri në 2.800 kalori në ditë sipas udhëzimeve federale.

Në kompleksin Anchorage të riedukimit, përgjatë disa ditëve, të burgosurit morën sanduiçë bolonjezë që besohej se përmbanin produkte të mishit të derrit të cilët nuk mund ti hanin për shkak të besimit të tyre, thuhet në padinë e ngritur.

Përfaqësuesi ligjor i shtetit Matthias Cicotte i mohoi akuzat dhe tha se në burg nuk ishte përdorur mish derri.

Gjykata vendosi që të burgosurve tu jepej ushqim i përditshëm prej të paktën 2.600 kalorish. Holland shkruajti se edhe pse të bugosurit kishin marrë ushqim të mjaftueshëm për disa ditë, ka pasur dëshmi se ata nuk kanë marrë ushqim të mjaftueshëm çdo ditë.

Padia kërkon një shumë të papërcaktuar dëmshpërblimi dhe pretendon se politika e burgut është antikushtetuese, mizore dhe e pazakontë si dhe ka një efekt shumë të dëmshëm mbi të drejtat e të burgosurve në ushtrimin e fesë.

Urdhri i gjykatës i drejtohet supervizorit të burgjeve, komisionerit për riedukimin në vend si dhe zyrtarëve të tjerë./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne