Burgoset britaniku që kishte kërcënuar muslimanët se do tu priste fytin

Një burrë nga Mbretëria e Bashkuar është dënuar me 20 muaj burg pasi kishte kërcënuar se do tu “priste fytin muslimanëve” në një seri mesazhesh islamofobike në Twitter.

Gjykata e Birminghamit e burgosi ​​Rhodenne Chandin për nxitje të urrejtjes racore ndërsa një prokuror i cili u mor me rastin tha se postimet që Chand kishte shpërndarë kishin për qëllim nxitjen e urrejtjes racore dhe fetare dhe se një “retorikë e tillë e  dhunshme mund të shkaktojë dëm të konsiderueshëm nëse paraqitet në publik”.

Chand ka postuar 32 mesazhe në Twitter pas sulmit në Manchester Arena majin e kaluar, ndërsa pasuesit e tij e raportuan atë në polici, duke pasur frikë se mos 31-vjeçari do ti vinte në zbatim kërcënimet e tij.

Ai u arrestua më 17 qershor 2017, dy ditë para se një terrorist me emrin Darren Osborne në Parkun Finsbury, të futej me furgon në mesin e një turme myslimanësh që kishin mbaruar faljen e mbrëmjes të muajit Ramazan.

Si rezultat i sulmit një besimtar musliman mbeti i vrarë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Prokurorët dhe policia thanë se simpatizuesi i krahut të djathtë Darren Osborn ishte i motivuar nga një urrejtje ndaj muslimanëve dhe donte të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Chand e mbrojti veten, duke thënë se ai po nxirrte inatin e shkaktuar nga sulmet në Manchester dhe Londër dhe pranoi se kishte ndjerë mërzi nga vetja për mesazhet e shkruara./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne