Burgu, brenda të cilit po mbahet terroristi kristjan që realizoi masakrën kundër muslimanëve në Zelandë të Re (Foto)

Qelia ku ndodhet terroristi kristjan qe u frymezua nga Skenderbeu, është përshkruar si një hapësirë me ngjyrë krem dhe kafe, me mure prej betoni dhe shumë të trashë.

Terroristi Brenton Tarrant, 28 vjeç, është nën mbikëqyrje 24-orëshe në burgun e sigurisë maksimale në Paremoremo.

Sipas informatave, në qeli ekzistojnë detektorë të rrahjeve të zemrës, dyer të sigurisë që zhbllokohen me skanues të gishtave dhe një gardh me pesë shtresa.

Çdo qeli është 3.1m e gjatë dhe 2.9m e gjerë, së bashku me një dritare, një tavolinë dhe një tualet dhe dush të dukshëm për të gjithë stafin e burgut, qasje kjo që arrihet nëpërmjet kamerave.

Zelanda e Re ka identifikuar zyrtarisht 21 nga 50 viktimat e vrarë gjatë sulmeve në dy xhamitë në Christchurch javën e kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne