nga Armad Ali.

Pas vendimit te Trampit per te njohur Kudsin (Jeruzalemin) si kryeqytet te pushtuesve izraelite dhe reagimeve te ndryshme ne gjithe boten islame por edhe ate perendimore e pashe te arsyeshme qe te perktheja dicka ne lidhjen me nje nga burrat qe njohu historia islame i cili ishte pengesa e fundit qe pengonte krijimin e shtetit izraelit mbi token e Palestines.

Ai burre eshte Sulltani Abdul Hamidi i Dyte. Sulltani i tridhjet e katert i Perandorise Osmane dhe i fundit prej figurave te saj madheshtore, sfiduesi i udheheqesit te levizjes sioniste nderkombetare Teodor Herzel.

Prej fjaleve madheshtore te tij ishte: Duhet qe te forcojme sa me shume lidhjet tona me muslimanet e tjere ne cdo vend. Duhet qe te afrohemi sa me shume me njeri tjetrin dhe nuk mund te kete shprese per te ardhmen vecse me anë te unitetit. Akoma nuk ka ardhur koha e atij uniteti por do te vije dita qe do te bashkohen te gjithe besimtaret, do te cohen nje here e mire dhe si nje person i vetem do tja thyejne qafen qafireve . .”

Sulltan Abdul Hamidi I Dyte lindi diten e merkure, 22 shtator 1842. Nena e tij i vdiq kur ai ishte ne moshen tetë vjecare. Ndaj tij filloi te kujdesej gruaja e dyte e babait te tij. Ajo njihej si person i kapur fort pas besimit. Ajo ia perkushtoi atij gjithe dashurine dhe perkujdesin. Por edhe Abdul Hamidi i Dyte ja shperbleu ne te njejten menyre dhe thoshte per te: Sikur te ishte gjalle nena ime, nuk do te kish mundur te kujdesej per mua me shume sesa ajo. Kur ajo vdiq, e la amanet gjithe pasurine e saj per femijen qe e rriti dhe e deshi aq shume.

Armiqte e tij jane munduar ta paraqesin ate si nje person injorant qe nuk dinte te shkruante dhe lexonte vecse me veshtiresi. Ndersa ai ne te vertete rinine e kaloi duke kerkuar dijen. Ai studio gjuhen turke, persiane, arabe dhe franceze. Fliste me poezi dhe e pelqente shume leximin. Shquhej per devotshmerine dhe kapjen fort pas besimit. Vajza e tij Aishja tregon per te duke thene: Babai im i falte namazet rregullisht ne kohen e tyre, e lexonte Kur`anin, levizte shpesh neper xhamite e ndryshme e sidomos gjate Ramazanit.
Abdul Hamidi i Dyte u ngjit ne fronin e pushtetit te Perandorise Osmane ne diten e enjte, 31 gusht 1876. Ne ate periudhe Perandoria ishte renduar shume nga borxhet, veshtiresite, problemet e brendshme dhe te jashtme. Brenda saj kishin filluar te perhapeshin idete nacionaliste, partite laike qe mbartnin ideologji shkaterruese, forumet masonike, u krijuan levizjet si Rinia Turke, Unitet dhe Zhvillim etj. Te gjitha ato ishin levizje qe synonin shkaterrimin e kalifatit Osman dhe perhapjen e frymes perendimore ne vend. Ndersa ne aspektin e jashtem u shfaq kercenimi i Rusise me dy luftra, pushtimi anglez i Egjyptit, Sudanit dhe Qipros, pushtimi francez i Algjerise dhe Tunizise, si dhe kryengritjet e ndryshme ne Ballkan e sidomos ne Bullgari, Serbi dhe Malin e Zi te nxitura nga Rusia.

Ne kete periudhe kaq te veshtire drejtoi pushtetin sultan Abdul Hamidi i Dyte per me shume se tridhjet vjet. Gjate kesaj periudhe ai u perball me nje numer shume te madh armiqsh te jashtem dhe te brendshem dhe arriti ta ruante perandorine nga shkaterrimi qe mund ti sillte lufta me Rusine. Shtypi kryengritjet ne Krete dhe fitoi ndaj Greqise. Filloi ta sterviste ushtrine sipas metodave moderne te luftes. Per tu perballur me ideologjine laike dhe ate perendimore ai ngriti Universitetin Islamik ne menyre qe te rikthente frymen e Kalifatit Islamik dhe te bashkonte muslimanet nen flamurin e tij. Hapi shkolla dhe universitete te profileve te ndryshme, zhvilloi infrastrukturen, ndertoi linjen hekurudhore te Hixhazit nga Damasku ne Medine qe ishte 1327 km e gjate.

Qendrimi i tij ne lidhje me Palestinen. Sionistet qe ne fillimet e levizjes se tyre tentuan qe te krijonin lidhje me sulltanin Abdul Hamidi i Dyte per ta bindur ate qe te lejonte emigrimin e cifuteve drejt Palestines dhe lejimin e ndertimit te vendbanimeve per ta. Lideri i sionisteve Teodor Hertzel nen kujdesin e pushtuesve evropiane filloi perpjekjet e tij me sulltanin. Ai e njihte shume mire gjendjen e veshtire ekonomike qe po kalonte Perandoria Osmane prandaj tentoi qe ta joshte sulltanin duke i premtuar atij zgjidhjen e problemeve ekonomike si shperblim per plotesimin e kerkesave te hebrejve . Por sulltani nuk u tregua i perulur dhe as nevojtar perballe joshjes ne disa raste e as perballe premtimeve dhe kercenimeve ne raste te tjera. Cifutet me ne fund e kuptuan se per sa kohe qe sultan Abdul Hamidi i Dyte te ishte ne fronin e Perandorise, shpresa per te krijuar nje shtet per kombin e tyre ishte e paaritshme.

Si pergjigje ndaj tentativave te ndryshme te Hertzelit, sultan Abdul Hamidi i Dyte dergoi nje leter ku shkruante: “Keshillojeni doktor Hertzelin qe mos te ndermarri asnje hap serioz ne lidhje me kete teme. Une nuk mund te toleroj asnje pellembe nga toka e Palestines sepse ajo nuk eshte prona ime por eshte prone e umetit islam. Populli im ka luftuar per ate toke dhe e ka vaditur me gjakun e tij. Cifutet le ti ruajne milionat e tyre. Nese nje dite shteti i kalifatit do te copetohet, vetem atehere ata mund ta marrin Palestinen pa cmim. Por per sa kohe qe une te jem gjalle, sikur bisturia te presi mbi trupin tim eshte me e lehte per mua sesa ta shikoj Palestinen te shkeputet nga shteti i kalifatit prandaj kjo nuk mund te ndodhi. Une nuk mund te lejoj qe trupat tane te copetohen per se gjalli.”
Pas kesaj, gjithe forcave armike te Islamit nuk i mbetej tjeter vecse rrezimi i ketij burri te forte, Abdul Hamidit te Dyte i cili ishte nje prag i pakalueshem ne mes te rruges se cifuteve per te zaptuar Palestinen.

Filluan te hidhen hapat per rrezimin e tij duke organizuar protesta te dhunshme ne disa qytete si Selaniku dhe Manastiri qe synonin ushtrimin e presionit ndaj Abdul Hamidit per te rishikuar kushtetuten. Abdul Hamidi u step pas ketyre presioneve dhe shpalli rikthimin e parlamentit dhe rishikimin e kushtetutes si dhe heshti ndaj sulmeve qe forcat e levizjes Unitet dhe Zhvillim kryen ndaj mbeshtetesve dhe njerezve te afert me te. Ky hap nuk ishte i mjaftueshem per ta rrezuar nje burre si Abdul Hamidi i cili gezonte respekt dhe zinte nje vend te vecante ne zemrat e osmaneve. Atehere u organizuan ngjarjet e 31 marsit 1909 ne Stamboll. Gjate ketyre ngjarjeve u vrane disa prej ushtareve te levizjes Unitet dhe Zhvillim dhe ne Stamboll filluan rremujera te planifikuara dhe nxitura nga cifutet dhe britaniket. Pas fillimit te rremujerave, te nisura nga Selaniku arriten ne Stamboll forcat ushtarake te levizjes Unitet dhe Zhvillim te cilat kryen masakra te medha te pajustifikuara ne Pallatin Perandorak. Aty vrane ministrin e luftes Ismail Hakki dhe ndaj Abdul Hamidit drejtuan akuzen se po synonte te ringjallte Sheriatin Islam.

U formua ajo qe u quajt si Keshilli Mbreteror i cili sebashku me levizjen Unitet dhe Zhvillim pasi nen kercenim arriten te merrnin dhe nje Fetva nga shejhul islami Muhamed Dijauddin, ata shpallen vendim per shkarkimin nga detyra te Sulltan Abdul Hamidit. Nje grup i perbere nga leitnant marine Arif Hikmet, Aram Armeni, Esat Toptani dhe cifuti Emanuel Kara Sow shkuan ne Pallatin Perandorak dhe i dorezuan Sulltanit vendimin e shkarkimit nga detyra. Ai e priti kete vendim me qetesine me te madhe por me krenari muslimani. Pasi e zhveshen nga te gjitha pasurite e tij, per ta poshteruar ate e internuan ne Vilen Allatini ne pronesi te nje cifuti. Aty jetoi i vecuar nga njerezit dhe i rrethuar me roje te shumte. Me pas u dergua per internim ne Selanik. Pas fillimit te lufterave ballkanike e kthyen ne Stamboll derisa vdiq ne moshen 76 vjecare ne 10 shkurt 1918 (Allahu e meshirofte).
Keshtu u mbyll faqja e fundit e historise se kalifatit. Me rrezimin nga froni te Sulltan Abdul Hamidit u rrezua perfundimisht edhe Perandoria Osmane. Cifutet dhe gjithe armiqte e Islamit e konsideruan ate dite si dite feste dhe filluan ta prezantonin edhe ne pulla postare. Nga ajo dite filluan pregatitjet per pushtimin e Palestines.

Edhe nese vendimi i Trampit zbatohet dhe realisht Kudsi behet kryeqytet i Izraelit, kjo nuk ka pse ti deshperoje muslimanet pasi nuk eshte hera e pare qe ai vend i shenjte te pushtohet. Do te vije dita qe ai vend perseri te clirohet por per ta arritur ate dite duhet te pregatiten ata burra qe do ta clirojne. Prandaj nga sot le te perpiqet cdo musliman qe te rriti dhe edukoje burra si Abdul Hamidi i Dyte, Mehmet Fatihu, Salahudin Ejubi dhe Umer ibn Khatabi Allahu i meshirofte e u kenaqte prej tyre.

75