Një person është gjobitur nga policia Austriake bazuar në një ligj që synon ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik. Shkak u bë veshja e një komleti që i ngjasonte një peshkaqeni.
Imazhet e publikuara në mediat sociale tregonin se personi ishte marrë në pyetje nga policia e Vjenës jashtë dyqanit McShark, të cilin ai po e promovonte në kohën e incidentit.
Në faqen e tij në Facebook, dyqani i riparimeve të kompjuterave tha se personi ishte gjobitur për shkak të ndalimit me ligj që i ishte bërë kohët e fundit mbulimit te fytyrës.
Ligji kërkon që njerëzit të mbajnë pjesën ndërmjet flokëve dhe mjekrës të zbuluar.
“Jeta nuk është e lehtë,” shkroi në një postim dyqani.
Kompania reklamuese përgjegjëse për promovimin, Warda Network, e identifikoi personin si James Anderson.
Personi me kostumin e peshaqenit bëri nje përshëndetje nga kryeqyteti Irlandez Dublin, sipas profilit të tij në Facebook.
Në një deklaratë në Twitter, policia e Vjenës tha se oficerët ishin të ngarkuar me zbatimin e ligjit.
“Në përgjithësi, lejohet perdorimi e maskimeve ose mbulimet për ngjarje artistike, kulturore ose tradicionale, si dhe për praktikë profesionale”, thuhet në deklaratë.
“Ky rast i veçantë është duke u shqyrtuar në kuadër të procedurave penale administrative.
“Për më tepër, (policia) do të lëshojë një sqarim për të gjithë punonjësit e saj në lidhje me situatat që tashmë kanë ndodhur …”
Legjislacioni për ndalimin e mbulimit të fytyrës u miratua nga parlamentarët në muajin mars dhe dënon ata që e shkelin atë me një gjobë prej 150 euro (166 dollarësh).
Ndalimi është pjesë e një game më të gjerë masash që kanë për qëllim zbutjen e përhapjes së formave konservatore të islamit në vend.
Masat e tjera përfshijnë kufizimet për shpërndarjen e Kur’anit dhe klasat e detyrueshme të integrimit për migrantët e rinj./ Gazeta Impakt
burimi:aljazeera