Bushati dhe Kumbaro katolicizojnë Shqipërinë

Qeveria katolike shqiptare, vazhdon të thyejë laicitetin e Shqipërisë. Sponsorizon restaurime figurash katolike duke i paraqitur ato si vlera universale kombëtare. Ministri Ditmir Bushati flet sikur të jetë bir i Zefit dhe jo i Sulejman Bushatit. Ja si shprehet ai:

“Puna e përbashkët duke restauruar Zojën, na ofron një mundësi për të rigjetur pranë muzeut dioqezan kujtesën kolektive të pajtores mes nesh”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Se cfarë kujtese ka Sulejman Bushati dhe biri i tij, Ditmir Bushati me këtë ikonë katolike askush nuk e kupton.

Diskriminimi fetar që ministrja e kulturës Mirela Kumbaro bën duke favorizuar restaurime kishash e ikonash përkundër objekteve të feve të tjera në vend, na ofron mundësi për ta rigjetur veten në kohën kur Vatikani synonte katolicizimin e Shkodrës e më gjerë me kryqëzatat e kohës.

Të dy ministrat, ashtu sic edhe kryeministri vepron shumë herë, shkelin parimet e shtetit laik dhe si për të justifikuar shkeljet e tyre të hapta ligjore, përdorin si justifikim vlerësimin e këtyre përrallave katolike si të ishin fakte historike të padiskutueshme.

Mesa duket dy ministrat dhe qeveria Rama nuk kanë kuptuar drejt termin Rilindja qe ata i kane dhene qeverise se tyre. Rilindja europiane u ngrit dhe triumfoi vetëm  duke  luftuar dhe përzënë kishën dhe përrallat e saj nga shteti modern laik. Por qeveria Rama sillet sikur te jete nje qeveri mesjetare katolike, dhe jo qeveri e Rilindjes. Standarti i dyfishtë i Ramës qe laicitetin e përdor vetëm kundër muslimanëve për ti burgosur e mbyllur xhamitë e ben kete qeveri te njeanshme dhe fanatikisht ekstremiste katolike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne