Bushati fyen rëndë gazetarët: Japin kronikat e Veliajt me këmbët hapur

Dalja e Erion Veliajt mbrëmë në “Opinion” duket se ka kaluar me jo pak bujë, jo vetëm në opinionin publik por edhe në radhët e medieve e pronarëve të tyre.

Analisti Andi Bushati përmes një artikulli, që në fakt më shumë se sa analizë e thelluar është një tre-paragrafsh mbushur me mllef, fyen rëndë kolegët gazetarë.

“Ajo që ne mësuam nga përballja e kësaj të enjte është se Erion Veliaj nuk është i njëjti personazh i qeshur, i paqtë dhe bamirës që na paraqesin kronikat fallco që shpërndan stafi i tij në bashki dhe që i transmetojnë me krahët (ose këmbët) hapur të gjitha televizonet tona”, shkruan Bushati në komentin e tij.

Pavarësisht stilistikës së përdorur, Bushati i ka fyer rëndë të gjithë gazetarët në rreshtat e sipërcituar.

Sigurisht, duke mos guxuar të sulmojë pronarët e drejtuesit e medieve, se fundja janë ata të cilët vendosin se çfarë kronikash transmetohen e çfarë jo, analisti e ka patur më të thjeshtë të atakojë e madje edhe të intimidojë, përmes “këmbëve të hapura” gazetaret.

Sepse, asesi Bushati nuk do guxonte t’i tregonte krahët apo këmbët e hapura pronarëve më të cilët drekon e darkon restoranteve të kryeqytetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne