Disa portale, ndër të cilët edhe ai i Agjencisë Telegrafike Shqiptare nuk i kursyen lajkat ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i cili dhuroi një vrapim propagandistik nga Nju Jorku ku ndodhej për punë.
Ditmir Bushati duket se i harroi për një çast sfidat e mëdha diplomatike të Shqipërisë, sikurse janë lobimi frenetik për hapjen e negociatave mes Shqipëqrisë dhe BE-së, kur ka edhe dy muaj afat dhe kur dihet se ka disa shtete skeptike.
Gjithashtu, Shqipërinë e presin negociata mjaft të vështira edhe me Greqinë, për çështjet dypalëshe të mbartura ndër dekada.
Megjithatë Bushati u pa në atë që portalet pranë tij e trumbetuan si një mesazh sensibilizues për të rinjtë që të duan më shumë librin.
Së bashku me disa studentë por edhe punonjës të MEPJ-së, Bushati u pa mjaft i dëfryer, ndërkohë që nesër në Gjermani, do të shihet se cila është klima e vërtetë që gëlon në BE lidhur me rrugëtimin evropian e Shqipërisë.
Nuk kuptohet se çfarë lidhjeje kanë me njëra-tjetrën libri, vrapimi dhe misioni diplomatik i Bushatit për të bërë interesin kombëtar të vendit.