Caktohen 7 milionë dollarë për muslimanët Rohingya nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

FMN ka ndarë 7 milionë dollarë për të ndihmuar dhjetëra mijëra muslimanë Rohingya që po ikin nga dhuna në Myanmar.

Sipas kreut të Zyrës Humanitare të Kombeve të Bashkuara, Mark Loëcock, fondet janë menjëherë në dispozicion të partnerëve tanë në organizatat tona humanitare për të siguruar ndihmë të menjëhershme, si strehim, furnizim ushqimi dhe kujdes shëndetësor për të gjithë ata që kanë nevojë për to njofton agjencisë së lajmeve Sputnik me bazë në Moskë. Rreth 164 mijë myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh për shkak të dhunës së forcave ushtarake të shtetit të tyre, Myanmarit. Banorët thonë se forcat ushtarake dhe budistët po shkatërrojnë fshatrat e tyre për t’i përzënë prej shtetit Rakhinë. Qeveria e refuzon këtë, duke thënë se militantët dhe banorët myslimanë janë duke djegur fshatrat e tyre. Por korrespondenti i BBC-së në Azinë Juglindore, Jonathan Head, thotë se pa një fshat mysliman që po digjej, me sa duket nga një grup budistësh Rakhine./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne