Callamard: Procesi i gjykimit me “dyer të mbyllura” për vrasjen e Khashoggi, i papranueshëm

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard i bëri thirrje qeverisë së Arabisë Saudite që të gjykojë autorët e krimit të gazetarit Jamal Khashoggi në mënyrë të hapur për opinionin publik.

Raportuesja speciale e OKB-së, që zhvillon hetimin ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Khashoggi, në deklaratën e saj me shkrim, tha se gjykimi në Arabinë Saudite me “dyer të mbyllura” nuk përputhet me standardet ndërkombëtare.

Ajo dënoi këtë vend për shkak se hetimi dhe procesi ligjor në lidhje me vrasjen nuk është transparent dhe shtoi: “Nëse qeveria saudite beson se në procesin aktual të gjykimit do të kënaqë shoqërinë ndërkombëtare “nga aspekti i drejtësisë proceduriale sipas standardeve ndërkombëtare ose nga aspekti i vlefshmërisë së rezultateve” atëherë ajo gabohet rëndë.

Callamard bëri të ditur se në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, qeveria e Arabisë Saudite në fillim kishte arrestuar 21 persona dhe 11 prej tyre janë duke u gjykuar aktualisht, 5 me dënim me vdekje.

“Vrasja e Khashoggisë është rezultat i ekzekutimit pa gjykim në zyrën e konsullatës së një vendi të huaj” u shpreh raportuesja speciale e OKB-së dhe shtoi se në kundërshtim me atë që mendon Arabia Saudite, kjo nuk është një “çështje e brendshme”.

Duke nënvizuar se me gjykimin aktual nuk mund të mbrohen të drejtat e familjes së gazetarit në fjalë, ajo dënoi Arabinë Saudite për mos zbatimin e një procesi transparent dhe shtoi: “Deri më tani autoritetet saudite nuk i kanë deklaruar haptazi popullit identitetin e të akuzuarve në lidhje me krimin, rolin në marrëdhëniet e tyre me qeverinë ose akuzat me të cilat gjykohen. Ata (autoritetet saudite) i kanë vazhduar procedurat e gjykimit me dyer të mbyllura”.

Raportuesja speciale e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard i bëri thirrje qeverisë së Arabisë Saudite që të përmbushë obligimet në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e Jamal Khashoggi dhe të bëjnë publike në mënyrë të detajuar identitetin dhe krimet në të cilat janë përfshirë personat që janë duke u gjykuar.

Ajo i bëri gjithashtu thirrje autoriteteve saudite të bëjnë detyrën për bërjen publike të të gjithë procesit gjyqësor dhe provave në lidhje me të akuzuarit, ftesën në vend (A.Saudite) të specialistëve të pavarur ndërkombëtar për të ndjekur seancat gjyqësore, deklarimin se ku gjenden mbetjet në lidhje me kufomën e Khashoggi dhe fatin e atyre që u lanë të lirë pasi ishin arrestuar në fillim të hetimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne