Çarje mes Kishës Ruse dhe Patriarkanës së Stambollit

Kisha Ortodokse Ruse në Sinodin e Minskut mori vendimin për të shkëputur lidhjet me Patriarkanën Ekumenike të Stambollit për shkak të vendimit të Patriarkanës për të njohur autoqefalinë e Kishës së Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Kisha Ruse shprehu besimin se Patriarkana do të ndryshojë pikëpamjen e saj për këtë çështje.
Duke folur nga Bjellorusia, pas Sinodit të Kishës Ruse, mitropoliti Hilarion tha se “Sinodi i Shenjtë rus nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shkëpuste lidhjet me Patriarkanën e Stambollit”.

Javën e kaluar Ukraina siguroi miratimin e Stambollit për krijimin e një Kishe të pavarur, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm kundër përfshirjes së Moskës në punët e Kievit.

Fanari përveç dhënies së autoqefalisë Kishës Ortodokse të Ukrainës njohu sipas rregullave kanonike mitropolitin skizmatik të Kievit, Filaret, i cili shpreson se do të jetë kreu i ri Kishës së pavarur të Ukrainës. Filaretos u shkishërua nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Ruse në vitet 1990, duke themeluar Patriarkanën e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne