Çavuşoğlu do të qëndrojë për vizitë dyditore në Irak

 Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Irak.

Siç njofton MPJ e e Turqisë, gjatë vizitës zyrtare dyditore Çavuşoğlu do të pritet nga presidenti i Irakut, Barham Salih.

Pritet që ministri turk të takohet edhe me udhëheqësit politik të Irakut, përfaqësuesit e komunitetit turkmen, si dhe të mbajë takime të nivelit të lartë në Erbil.

Gjatë vizitës që do të realizohet të enjten dhe të premten, pritet të diskutohen marrëdhëniet midis Turqisë dhe Irakut, përfshirë mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht rindërtimin e Irakut.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne