Çavusoglu: Jemi afër marrëveshjes për Komitetin Kushtetues në Siri

Çavusoglu priti në Stamboll presidentin e Këshillit të Lartë Negociues të Opozitës Siriane, Nasr Hariri.

“Sulmet e regjimit (në Siri) janë shkelje flagrante e Marrëveshjes së Soçit dhe bien ndesh me frymën e Astanës. Jemi afër marrëveshjes për Komitetin Kushtetues”, shkroi kryediplomati turk për takimin me Haririn, në rrjetin social “Twitter”.

Regjimi sirian, i ndihmuar edhe nga përkrahësit e tij, vazhdon sulmet pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar në Soçi të Rusis, më datë 17 shtator 2018.

Sulmet u intensifikuan gjatë Takimit 12. Turqi-Rusi-Iran në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit, më 25-26 prill. Ato vazhdojnë me të njëjtin intensitet prej tashmë dy javësh./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne