Çavusoglu kritikoi vendet anëtare të OBI-të për heshtje ndaj shkeljeve të Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se bota hesht ndaj Izraelit, ndërsa kritikoi edhe vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Në një fjalim të mbajtur në Antali, ministri Çavushollu tha: “Policët izraelitë hynë me çizme të ndyra në Al-Aksa në Jerusalem. A ka dikush tjetër që reagoi përveç Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe neve, pra përveç Turqisë? Organizata e Bashkëpunimit Islam numëron 57 vende anëtare, pse heshtin ata? Sepse ata nuk kanë një problem të tillë. Sepse ata çdo herë ia kishin frikën Izraelit, Amerikës dhe nuk u dëgjohet zëri. Por, ne duhet t’i dalim për zot kauzës tonë të shenjtë. Nëse nuk i dalim për zot askush nuk do ta bëjë këtë”.

Ndërkaq në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu të bëra në lidhje me Presidentin Erdoan, ministri Çavushollu tha se Erdoan reagoi ndaj Izraelit si një zë i fuqishëm i popullit, si President i Republikës së Turqisë dhe si kryesuesi i samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

“Kryeministri i Izraelit sot gjykohet për ryshfet dhe sulmon për të fituar pikë për zgjedhjet në Izrael. I sulmon vendet tona të shenjta dhe fatkeqësisht bota hesht”, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavshollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne