Çavusoglu-Lavrov takohen në Antalie më 28 mars

Sipas lajmit të “Sputnik” takimi Lavrov-Çavushollu, i planifikuar më parë për datën 12 mars, por që ishte anuluar për shkak të ndryshimeve në programin e të dy ministrave, do të realizohet këtë javë.

Zëdhënësja e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zakharova tha se “ministri i Jashtëm rus në datat 28-29 do të vizitojë Antalinë për t’u takuar me homologun e tij turk”.

Kështu është konfirmuar edhe nga pala ruse data 28 mars, që ishte përmendur më parë nga ministri Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu në lidhje me këtë takim.

Pritet që Lavrov dhe Çavushollu të drejtojnë bashkë në Antalie mbledhjen e Grupit të Planifikimit Strategjik Rusi-Turqi.

Çavushollu kishte thënë gjithashtu se më 8 prill ai do të realizonte në Rusi një vizitë bashkë me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Gjatë kësaj vizite pritet që në Rusi të mbahet takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, takim që do të bashkëkryesohet nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne