Çavusoglu: Modeli për Menbixhin është gati, nëse nuk zbatohet fillon operacioni

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri deklarata në lidhje me rendin e ditës për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA).

Ai u shpreh në lidhje me vendosjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të PYD/YPG-së, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në rajonin Menbixh të Sirisë me pretendimin se do të luftojnë me organizatën terroriste DAESH.

Ai rikujtoi premtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se PKK/PYD-YPG do të largohet nga rajoni pasi të mposhtet DAESH-i.

Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritur mbi një model në lidhje me ekzistencën e PKK/PYD-YPG në Menbixh – bëri të ditur Çavushollu- dhe shtoi se në rast të mos zbatimit të modelit, mund të fillojë një operacion në lindje të Lumit Eufrat.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të bisedojë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Ne e dimë që Trumpi dëshiron të normalizojë marrëdhëniet (me Turqinë). Por duhet të dominojë pak më shumë sistemin” tha Çavushollu dhe shtoi: “Në fazën e parë PKK/PYD-YPG do të dalë nga Menbixhi”.

“Më pas atje do të ekzistojë prezenca e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Faza e dytë është përcaktimi i sigurisë dhe udhëheqjes së atjeshme. Kjo është korniza. Më pas ky model do të zbatohet edhe në vende të tjera” tha Çavushollu.

Ai tha se nëse modeli i Menbixhit zbatohet në mënyrë të suksesshme nuk do të ketë nevojë për operacion ushtarak.

“Nëse plani nuk zbatohet atëherë mbetet vetëm një gjë, shfarosja e terroristëve. Kjo nuk do të vlejë vetëm për lindjen e Lumit Eufrat por edhe për Irakun. Nga prezenca e PKK-së në Irak më shumë e shqetësuar është qeveria e Irakut. PKK-ja është një kërcënim edhe për kurdët në veri të Irakut” tha Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne