Çavusoglu: Ndihma ushtarake e Amerikës ndaj PYD/YPG helmon partneritetin tonë

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se “Mbështetja ushtarake, që ushtria amerikane i jep terroristëve të PYD/YPG-së, nuk kufizohet vetëm me rrezikun ndaj sigurisë së Turqisë, por në të njëjtën kohë ‘helmon’ edhe partneritetin tonë, që vazhdon prej një kohe të gjatë”.

Ministri i Jashtëm Çavushollu bëri deklarata të rëndësishme për një revistë që publikohet në Kanada, në lidhje me shumë çështje, që i interesojnë politikës së jashtme turke.

Ai tha se Turqia vazhdon kontaktet e nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehu bindjen për rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit.

“Për të bërë që 2018-ta të jetë viti i fundit i përleshjeve në Siri, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të intensifikuar për të qenë të bindur se bisedimet në Astana, Soçi dhe në Gjenevë do të japin rezultate konkrete” tha shefi i diplomacisë turke.

Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se mbrojtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut ka një rëndësi jetike për Turqinë.

Duke iu referuar kundërshtimit të Turqisë për referendumin e jashtëligjshëm të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) më 25 shtator 2017 Çavushollu bëri të ditur se nuk kanë marrë kurrë në objektivë popullin kurd të Irakut.

Kurse në lidhje me statusin e Jerusalemit, Çavushollu tha: “Mbrojtja e Jerusalemit është detyra e tërë njerëzimit. Askush nuk ka të drejtën për të marrë vendime njëanëse apo sipas dëshirës në lidhje me statusin e Jerusalemit.

Ministri Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me testimet bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

Ai tha se Koreja e Veriut ka shkelur drejtësinë ndërkombëtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne