Çavuşoğlu në Katar: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera

 Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë takimit në Doha me sheikun Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Katarit, theksoi se “marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera në të gjitha fushat”.

“Qëndrimet tona përputhen, meqë qëllimi ynë është paqja, qetësia dhe stabiliteti”, theksoi ministri Çavuşoğlu.

Turqia mbështeti Dohan në krizën e Gjirit që shpërtheu në qershor të vitit 2017, kur Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini vendosën ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe tregtare me Katarin.

Katër shtetet në fjalë akuzuan Katarin se mbështet organizata terroriste, gjë që Doha ashpër e hodhi poshtë, ndërsa këtë embargo e karakterizoi si shkelje të sovranitetit të vendit.

Al Thani gjatë bisedës me ministrin turk tha se “dëshiron në mënyrë shtesë të zhvillojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Gjatë vizitës së kryediplomatit turk në Katar do të shqyrtohen zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe përgatitjet për takimin e katërt të Komitetit Suprem Strategjik të Turqisë dhe Katarit. Takimi i mëparshëm i Komitetit Turqi-Katar u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne