Çavusoglu në Kinë – Ankaraja dhe Pekini të vendosur për të përforcuar marrëdhëniet tregtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia dhe Kina janë të gatshme të rrisin lidhjet e tregtisë dypalëshe.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Pekin pas takimit me homologun e tij kinez, Wang Yi, ministri Çavuşoğlu tha se Turqia dhe Kina po punojnë së bashku për të realizuar projekte strategjike të rëndësishme.

“Sot kemi diskutuar gjithashtu çështje të rëndësishme, të tilla si energjia e rinovueshme, centrali bërthamor dhe ndërtimi i një centrali të tretë bërthamor. Ne gjithashtu mund të punojmë së bashku në industrinë e mbrojtjes, ka projekte të përbashkëta. Për turizmin, ka një rritje gati 100 për qind të numrit të turistëve që vijnë nga Kina në Turqi, një rritje prej 98 për qind”, tha Çavuşoğlu.

Ai shtoi se udhëheqësit e të dy vendeve janë të vendosur të punojnë për t’i përmirësuar marrëdhëniet edhe më tej.

Çavuşoğlu qëndron në Kinë për një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të homologut të tij kinez. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne