Çavusoglu: Netanjahu dhe PKK janë njësoj, vrasës foshnjash

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), tha se Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu, është vrasës foshnjash, njësoj si organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Çavushollu iu përgjigj pyetjeve gjatë vizitës së tij në Tunizi.

Duke iu referuar deklaratave të Netanjahut në adresë të Turqisë, shefi i diplomacisë turke tha:

“Netanjahu kohët e fundit është i shqetësuar për shkak se ai e ka kuptuar që nuk mund ta ndajë dot Sirinë. Qëllimi i Netanjahut ka qenë ndarja e Sirisë me anë të YPG/PKK-së. Ai ka simpati për PKK-në. Veçoria e përbashkët e Netanjahut me PKK-në është se të dy janë vrasës foshnjash.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me hetimin e vrasjes së gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ministri Çavushollu tha:

“Hetimi i rastit Jamal Khashoggi në Turqi vazhdon duke u thelluar. Ndërkaq ne po punojmë edhe për ta ngritur çështjen në agjendën e Kombeve të Bashkuara (OKB); dhe ndërsa jemi duke bërë gjithë këto, ne kërkojmë nga Arabia Saudite që të ndajë me ne provat dhe rezultatet që ka arritur në hetimin e saj. Ata që e vranë Jamal Khashoggin, ata që e copëtuan trupin e tij dhe ata që e zhdukën kufomën e tij ndodhen në Arabinë Saudite. Po ashtu, edhe ata që dhanë urdhrin ndodhen në Arabinë Saudite. Akoma nuk kanë njoftuar se çfarë i kanë bërë kufomës. Ata (sauditët) përmendën një bashkëpunëtor lokal, por nuk na kanë dhënë as emrin e tij”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne