Çavusoglu: Nuk marrim mësime nga Franca

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka kritikuar reagimin që ka ardhur nga Franca për operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) e kanë filluar në zonën Afrin të Sirisë për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ankara, Çavushollu tha se as Franca, e as ndonjë vend tjetër nuk mund ti japë mësime Turqisë në lidhje me operacionin që zhvillohet në Afrin.

“Këta evropianët e kanë një hipokrizi të tillë. Kur jeni ballë për ballë me ta ju thonë ‘keni të drejtë’, kurse nga prapa bëjnë deklarata. Ne nuk jemi Franca që të pushtojmë Algjerinë. E ndejmë veten të fyer, edhe na e përmendin një gjë të tillë. Ky (operacioni) nuk është një pushtim. Ne mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Sirisë. Operacioni zhvillohet për të pastruar territorin e Sirisë nga terroristët”, u tha shefi i diplomacisë turke gazetarëve.

“Ne përdorim të drejtën tonë legjitime për vetëmbrojtje dhe operacioni është në përputhje me vendimet e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, nënvizoi Çavushollu.

Ministri i Jashtëm kritikoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron për deklaratat që kishte bërë në kundërshtim me faktet historike në lidhje me të ashtuquajturat pretendime armene për ngjarjet e vitit 1915, duke sjellë në memorien e opinionin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Francës, që çështja nuk është politike, por juridike./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne