Çavusoglu pret në takim Raportuesen e OKB-së për çështjen e vrasjes së Khashogi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu priti në takim Raportuesen e Posaçme të Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e cila erdhi në Turqi në kuadër të hetimit të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Në takimin e zhvilluar në rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, krahas Callamard morën pjesë edhe specialistët e ardhur në Ankara.

Ajo do të paraqesë në muajin qershor në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara një raport me informacionet e siguruara në procesin e hetimit dhe këshillat në lidhje me hetimin.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi ishte masakruar në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll në 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për procedurat martesore.

Vrasja dhe ngjarjet që pasuan në lidhje me Khashoggi-në, një nga gazetarët më ndikues të Lindjes së Mesme dhe gazetar i gazetës amerikane “Washington Post”, vazhdojnë të zënë vend në rendin publik të Turqisë dhe botës.

Gjatë kësaj periudhe ka dalë në shesh se kur, ku dhe si u vra Khashoggi por nuk është qartësuar ende se ku ndodhet kufoma e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne