Çavusoglu reagon ndaj Netanyahut për deklaratat e papërgjegjshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se “Bregu Perëndimor është territor palestinez nën pushtimin e Izraelit duke shkelur drejtësinë ndërkombëtare”.

Ministri turk reagoi ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për shkak të deklaratave për “Bregun Perëndimor”.

“Bregu Perëndimor është territor palestinez i pushtuar nga Izraeli, i cili shkel drejtësinë ndërkombëtare. Deklaratat e papërgjegjshme të bëra nga Netanjahu me shqetësimin e votave përpara zgjedhjeve (që do të zhvillohen në Izrael) nuk do të ndryshojnë në asnjë mënyrë të vërtetën” shkroi në median sociale ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu.

Ndërkaq edhe Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Ëmer (Ömer) Çelik kishte reaguar ashpër të dielën ndaj deklaratave të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se në qoftë se fiton në zgjedhjet e parakohshme do t’i aneksojë Izraelit vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor.

Në një postim që kishte bërë në llogarinë e tij në median sociale, zëdhënësi Çelik kishte bërë të ditur se “Ka ardhur dhe po kalon koha që shoqëria ndërkombëtare t’i thotë ‘ndal’ çmendurisë së Netanyahut”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne