Çavusoglu: ShBA-ja duhet të dëshmojë se është aleate e Turqisë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani duhet të dëshmojnë se janë aleate e Turqisë.

Ministri Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme për një kanal televiziv privat.

Shefi i diplomacisë turke preku në pritshmëritë e Turqisë nga ShBA-ja në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Ajo çfarë kërkojmë ne nga ShBA-ja është e qartë, të mos japin armatim organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG”, deklaroi Çavusoglu.

Duke tërhequr vëmendjen në strukturimin terroristë në Menbixh, ministri Çavusoglu tha: “Është e drejtë që ne jemi aleatë mbi letër, por kjo duhet të dëshmohet edhe në zbatim. Terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG janë të pranishëm edhe në zonën e Menbixhit në Siri. Edhe pse ShBA-ja ka premtuar më herët deri më sot këta terroristë nuk u tërhoqën nga këtu. Ata kryejnë akte provokuese ndaj Rakkas nga kjo zonë prej së cilës do të tërhiqeshin menjëherë pas operacionit. Ky ishte premtimi që na dha ShBA-ja. Një vend nuk duhet të bie në pozitën e përkrahësit të terrorizmit”.

Çavusoglu nënvizoi që në qoftë se ShBA-ja nuk e mënjanon këtë kërcënim atëherë Turqia do ta bëjë këtë.

Ai edhe njëherë nënvizoi se lufta e Turqisë nuk është kundër kurdëve, por kundër terrorit, ndërsa shtoi se Turqia në Afrin ndodhet për ti shpëtuar banorët vendor nga dhuna e PKK/KCK/PYD-YPG-së.

“Në Turqi jetojnë rreth 350 mijë vëllezër tanë kurdë sirianë dhe PKK/KCK/PYD-YPG-ja nuk lejon kthimin e tyre. Aktualisht në Siri një numër i madh i kurdëve ndodhen nëpër burgje. Terroristët mbyllën partinë e tyre. Ne tani pyesim ku janë mbrojtësit e të drejtave të njeriut? A nuk kurdë të tjerë përveç organizatës terroriste? Ka, madje ka shumë, por pse nuk i mbrojnë të drejtat e tyre?”

Çavusoglu theksoi se PKK/KCK/PYD-YPG-ja paraqet kërcënim për tërësinë territoriale të Sirisë, ndërsa shtoi se edhe regjimi sirianë është i vetëdijshëm për këtë.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se për të filluar me një proces të shëndoshë politik në Siri është e nevojshme që regjimi i Esadit ti japë fund sa më parë shkeljeve që bëhen në zonat e Idlibit dhe në Gutën Lindore të Damaskut.

“Organizata separatiste terroriste PKK pas Kandilit në Irak tani është duke i mbledhur forcat edhe në zonën Sinxhar”, rikujtoi Çavusoglu dhe tha se Turqia do të ndërmerr operacione të përbashkëta me qeverinë e Irakut në këto zona./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne