Çavusoglu: Turqia e gatshme të bisedojë me ShBA-në, por pa kushte

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia është duke bërë çdo gjë për zgjidhjen e krizës me ShBA-në, por nuk po gjejnë të interesuar për këtë në anën e kundërt.

Në ditën e tretë të punimeve të Konferencës së 10-të të Ambasadorëve që po organizohet në Ankara, ministri Çavusoglu dhe ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan kanë qenë mysafirë të kësaj konference.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës, ministri Çavusoglu preku edhe në krizën që po jetohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të dini këtë që ne bëmë atë që na takon neve gjatë këtij procesi dhe ishim konstruktiv në çdo fushë, por vëremë se në anën e kundërt nuk kishte ndonjë të interesuar që do ta kuptonte këtë”, bëri të ditur Çavusoglu.

Duke e bërë të ditur se Turqia është e gatshme të ulet në tavolinë për gjetjen e zgjidhjes kësaj krize, shefi i diplomacisë turke tha se “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo gjë, por me një kusht. Nuk do të ketë kërcënime dhe imponime dhe natyrisht nuk do të merren masat e gabuara si sanksionet”.

Ndërkaq ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan nga ana e saj tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ftuar në panel që do të organizohet në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“ShBA-ja ka pranuar ftesën tonë për panel. Në këtë mënyrë ne kemi filluar edhe procesin e padisë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë”, deklaroi ministrja Pekcan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne