Çavusoglu: Vizat me Rusinë mund të hiqen shumë shpejt

Në fjalën që mbajti në një program organizuar në Eskishehir (Eskişehir) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile, shefi i diplomacisë turke tha se në negociatat me Bashkimin Evropian (BE) për liberalizimin e vizave kanë mbetur edhe 6 kritere nga 72 që janë gjithsej.

“Tani po negociojmë edhe për këto 6 kritere. Po punojmë edhe mbi një reformë gjyqësore me përfshirje të gjerë, që përfshin edhe strategjinë e reformës në gjyqësor, të cilën do ta bëjmë publike në ditët në vijim. Po përgatisim një reformë, e cila do të heqë të gjitha pengesat në fushat e lirisë për të gjithë qytetarët tanë, përfshi edhe biznesmenët”,- sqaroi Çavushollu.

Duke folur për bisedimet që vazhdojnë me Bashkimin Evropian (BE) për modernizimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor, diplomati më i lartë turk tha: “Ndërsa vazhdojmë punimet në drejtim të heqjes së vizës “Schengen”, bisedimet me BE-në i kemi intensifikuar për rifillimin e negociatave për modernizimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor. Tani po punojmë me të gjithë, përfshi edhe Gjermaninë, për nisjen e bisedimeve të reja, pasi kjo është në interesin e të gjithëve. Në rast të modernizimit (të Unionit Doganor) më shumë se gjysma e vendeve të BE-së do të kenë përfitime më të mëdha se Turqia nga marrëveshja e rinovuar”.

Nga ana tjetër,- e vijoi fjalën e tij ministri Çavushollu, edhe me vende të tjera ne i vazhdojmë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë ose për tregti preferenciale.

Në një të ardhme të afërt këto marrëveshje ne do ti firmosim me Ukrainën dhe Pakistanin, u shpreh Çavushollu duke bërë të ditur se bisedimet me këto vende janë drejt përfundimit.

“Me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Moldavinë kemi realizuar bërjen e udhëtimeve pa pasaporta. Tani kemi ndërmarrë hapat për ti hequr vizat edhe me Rusinë. Kemi filluar prej diku dhe po bëjmë përpjekje intensive për ti hequr plotësisht vizat brenda një kohe të shkurtër”,- tha ministri i jashtëm turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne