Çdo 10 minuta vdes një fëmijë në Jemen

Rezultatet e hulumtimit të një anëtari të një organizate humanitare të Norvegjisë tregojnë se situata në Jemen është shumë më e keq se sa që transmetohet në media dhe gati për çdo 10 minuta vdes një fëmijë nga uria dhe sëmundja në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas më shumë se dy vjet lufte në Jemen, problemet në këtë vend janë shtuar në masë të madhe. Në muajin prill të këtij viti OKB la publikuar një raport në të cilin ka shqyrtuar çështjen e urisë në Jemen. Një person me emrin Al-Vahid Ashrtrum nga një organizatë humanitare e Norvegjisë e quajtur “Këshilli i Refugjatëve të Norvegjisë (NRC) në një intervistë me kanalin televiziv n-tv të Gjermanisë, ka thënë se nga Jemeni publikohen statistikat dramatike. Ashtrum i cili në muajin prill ka qëndruar tre javë në Jemen, shtoi: “Një e treta e popullit të Jemenit janë të uritur dhe mbi 500 mijë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja. Jemenasit janë njerëz me dinjitet dhe të palëkundur në qëndrimet e tyre dhe durojnë vështirësi të mëdha. Unë kamë dëgjuar nga një familje që anëtarët e saj preferojnë të vuajnë nga uria në shtëpinë e tyre, por të mos tregojnë nevojat e tyre të tjerët!”. Ai në vazhdim tha: “Në kryeqytet shtresa e mesme është duke u zhdukur, nuk ka dallim arsimtari apo mjeku, asnjëri prej tyre nuk kanë marrë rrogë në tetë muajit e kaluar. Sektori publik është duke u shkatërruar tërësisht. Njerëzit shumë shpejtë më nuk do të kenë asgjë!”Ashtrum në lidhje me alternativat politike për t’i dhënë fund luftës në Jemen, gjithashtu tha: “Në këtë drejtim ekziston vullnet shumë i vogël politik! OKB ka dy vjet që po mundohet të bëjë diçka në këtë drejtim, mirëpo nuk ekziston vullnet i hapur në këtë drejtim dhe kjo situatë në një famë mënyre mund të quhet e metë e diplomacisë!”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne