“The Independent” raporton se çdo lidhje Wi-Fi, dhe çdo pajisje që është lidhur me internetin nëpërmjet Wi-Fi, mund të jetë sulmuar fare thjeshtë nga hakerat. Studiuesit bëjnë të ditur se një virus i njohur si “Krak”, lejon që çdo informacion i përçuar nëpërmjet Wi-Fi, të jetë i aksesueshëm nga hakerat.

Sipas këtij studimi të sapo publikuar, kjo mund të sjellë vjedhjet masive të fjalëkalimeve, të dhënat e kartave të kreditit, mesazhet private, emailet dhe fotot. “Ky sulm është bërë kundër të gjithë sistemeve Wi-Fi në botë” tha Manthy Vanhoef, puna e të cilit është përdorur nga qeveria amerikane.

Zoti Vanhoef tha se çdo kompjuter modern, telefon apo edhe frigorifer, mund të jetë prekur prej sulimit. “Nëse aparatet tuaja janë të lidhura me Wi-Fi, atëherë edhe ju duhet të jeni prekur prej këtij sulmi” shkruan Vanhoef.

32