Çelik për debatet e “Ushtrisë së Evropës”: Nuk ka siguri pa Turqinë

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Omer Çelik tha se diskutimet për Ushtrinë e Evropës do të shkaktojnë një divergjencë të madhe.

Çelik dha një konferencë shtypi në selinë e përgjithshme të partisë AK.

Në lidhje me debatet e ditëve të fundit në Evropë për “Ushtrinë e Evropës” u shpreh duke thënë: “Kjo është një divergjencë e madhe. Është diçka që nuk mund të mendohej 5 vjet, 3 vjet më parë. Në mënyrë të qartë tregon se në Aleancën e Transatlantikut ka dal në shesh një plasaritje”.

Ai iu referuar rëndësisë së sigurisë së Evropës për Turqinë.

“Si Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ashtu edhe Ushtria e Evropës, kur bëhet fjalë së bashku me sigurinë e Ballkanit, rajonit të Lindjes së Mesme dhe rajonit të Kaukazit, siguria e Evropës nuk mund të mendohet pa Turqinë. Një koncept sigurie, ku nuk bën pjesë Turqia, nuk është e mundur të vihet në jetë” tha Çelik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne