Celularët Sony me 48 megapixel rezolucion

Tregu i telefonisë vazhdon të rritë rezolucionin e kamerave, që është një nga karakteristikat kryesore të telefonave dhe ajo për të cilën industria e kolosëve nga Apple, Samsung dhe Huawei po lufton për të tërhequr sa më shumë përdoruesit.

Lëvizja më e re vjen nga Sony, që njofton se ka prodhuar rezolucionin më të fuqishëm në botë prej 48 megapixel.

Sipas kompanisë Sony, telefonat me këtë rezolucion do të jenë në dispozicion që nga shtatori.

Me shumë mundësi, telefoni IMX586 do të mbërrijnë në raftet e dyqaneve në vitin 2019. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne