Censurim selektiv? Twitter fsheh postimin e kreut iranian që citon dhënien e fetvas mbi Rushdiun

Twitter tha se ka fshehur një mesazh që i atribuohej udhëheqësit suprem iranian, i cili kishte përmendur një urdhër ekzekutimi që binte në kundërshtim me rregullat e Twitterit kundër dhunës. Edhe me pare media sociale është përballur me zemëratë për censura të ngjashme lidhur me postimet e presidentit amerikan Donald Trump.

Shërbimi microblogging konfirmoi të premten se kishte zbatuar politikën e tij kundër shkrimeve me kërcënime të dhunshme dhe atyre me promovime të dhunës. Kjo levizje bë në një kohë pasi një mesazh i llogarisë @khamenei_ir u bë i paarritshëm për përdoruesit në Twitter. Llogaria dihet gjerësisht se i përkiste udhëheqësit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khameneit.

Edhe pse llogarisë i mungon shenja blu që tregon nëse është e vërtetë, ajo numëron pothuajse 550,000 ndjekës, përmban postime të përditshme dhe lajme të rregullta nga Khamenei. Herë pas here llogaria publikon fjalimet e Khameneit, fotot zyrtare, si dhe deklaratat mbi politikën e jashtme dhe të brendshme.

Llogaria që supozohet se i përket Khameneit, asnjëherë nuk publikon fyerje dhe ofendime te renda kundër armiqve të Iranit. Për shembull, në mesazhin ku thuhej se dëshironte vdekjen e politikanëve amerikanë që aktualisht janë në pushtet, mesazhi specifikonte presidentin Donald Trump, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe jo popullin e thjeshtë amerikan. Megjithatë, ky nuk ishte mesazhi që solli telashe.

Ndërkohë që mesazhi kundër Trumpit aktualisht është i arritshëm, megjithëse u nda më shumë se 2.400 herë, një cicërimë që i referohej nje fetvaje të vitit 1989 kundër shkrimtarit të famshëm Salman Rushdie, sot nuk gjendet.

Fatvaja e 14 shkurtit 1989, një opinion legjislativ jo-detyrues, u lëshua nga paraardhësi i Khameneit, Ayatollah Khomeini, i cili ishte udhëheqësi suprem i Iranit deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 1989. Ai i këshilloi muslimanët që të ekzekutonin Rushdiun, i cili në Iran u akuzua për blasfemi për romanin e tij të diskutueshëm “Vargjet Satanike”.

Në mesazhin në Twitter që shënonte përvjetorin e rendit kushtetues, Khamenei shkruante se “verdikti” për Rushdiun ishte “bazuar në vargjet e shenjta dhe ashtu sikurse vargjet edhe verdikti ishte solid dhe i parevokueshëm”.

Mesazhi ka irrituar aktivistët iranianë, të cilët i bënë thirrje shefit ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey-it që ta mbyllë shpejt llogarinë mbi “thirrjen e saj të qartë për dhunë”.

Megjithatë, Twitter nuk shkoi aq larg sa ta mbyllte krejt akonton @ khamenei_ir, por bëri që mesazhi të ishte i padukshëm dhe e vendosi llogarinë në një mënyrë që vetëm të lexohej.

“Është kundër rregullave tona ku bën kërcënime specifike dhune ose dëshiron dëmtime serioze fizike, vdekje ose sëmundje për një individ ose grup njerëzish”, tha një zëdhënës i shërbimit për BuzzFeed, duke shpjeguar veprimin.

Ndalimi i postimeve të reja mund të hiqet vetëm nëse cicërima fshihet nga përdoruesi. Deri më tani, postimi i fundit nga @khamenei_ir është i datës 14 shkurt, që do të thotë se nuk ka postuar ndonjë mesazh të ri që nga ajo kohë.

Ndërkohë që shumë e përshëndetën lëvizjen e Twitterit, pati disa që e konsideruan atë si jo proporcional, ndërsa një komentator theksoi se “nuk ishte bërë asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë”.

Sipas politikës së Twitterit, një ndëshkim i tillë zbatohet për llogaritë që lavdërojnë dhunën, siç janë “vrasjet masive”, “sulmet terroriste”, si dhe “përdhunimet dhe sulmet seksuale”. Twitter nuk ka ndonjë listë me udhëzues specifikë. Udhëzuesi aktual përmend disa specifika të dukshme të politikave të tilla. Ndërsa për rastin e Rushdiut, Twitter siguroi se gjithsesi media sociale kishte fjalën e fundit.

Gjigandi i mediave sociale është kritikuar më parë për qasjen e saj selektive ndaj trajtimit të thirrjeve për dhunë dhe gjuhës së urrejtjes. Debati u nxit edhe nga një seri deklaratash luftënxitëse të postuara nga Trump, në të cilat ai kërcënonte Korenë e Veriut me “zjarr dhe egërsi” ndërsa Iranin me pasoja të cilat shumë pak përgjatë historisë i kishin përjetuar ndonjëherë më parë.

Gjatë kësaj kohe Twitter ka krijuar një kod sjellje të zbatueshëm vetëm për krerët e vendeve të botës, shumë më i butë se rregullat e saj standarde.

Bllokimi i një lideri botëror në Twitter ose heqja e mesazheve të diskutueshme do të fshihte për njerzit shumë informacione të rëndësishme për të cilat njerzit do të duhej që të debatonin. Ai si lider nuk do të mund të heshtej por me siguri që do të pengonte diskutimet e nevojshme rreth fjalëve dhe veprimeve të tij./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne