Shqiperia

Ceremonia për Kacifasin, 9 grekë ndalohen të hyjnë në Shqipëri

Nëntë persona, shtetas grekë, janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës. Ardhja e tyre përkon me ceremoninë përkujtimore në përvjetorin e 6 mujorit të vdekjes së Kostandino Kacifas, vrarë në shkëmbim zjarri me policinë në Bularat.

Sipas policisë, u është refuzuar hyrja pesë personave, pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike, ndërkohë që katër të tjerë nuk e kanë argumentuar hyrjen.

Policia kufitare, prej natës së mbrëmshme ka përforcuar masat në kufi, me qëllim ndalimin e personave me precedentë dhe potencial për trazira. Deri tani situata paraqitet e qetë, ndërsa mesha përkujtimore do të zhvillohet në orën 11:00, në kishën e Shën Athanasit.

OPINIONE