Çështja palestineze përballet me komplot

Anëtari i Hamasit: Normalizimi i Marrëdhënieve të Arabisë me Tel Avivin është një thikë helmuese prapa shpinës së Palestinës

Në përvjetorin e “Luftës Furkan” kundër Rripit të Gazës, një udhëheqës i lartë i Hamasit ka kritikuar ashpër normalizimin e marrëdhënieve të disa vendeve arabe me Izraelin.

Sot (e enjte, 27 dhjetor), rezistenca përkon me përvjetorin e luftës 22-ditore kundër Rripit të Gazës në vitin 2008, të quajtur si “Lufta Furkan”.

Sipas agjencisë së lajmeve, Shahab, një anëtar i zyrës politike të Lëvizjes Hamas, Halil al Hayya ka përshëndetur dëshmorët dhe të plagosurit e kësaj lufte, duke vënë në dukje se rezistenca po vazhdon dhe se tani, populli palestinez po përballet me shkelje të çështjes palestineze dhe të së drejtës së refugjatëve për kthim.

Al Hayya tha se pranimi i Jerusalemit si kryeqytet i Palestinës së pushtuar ishte “e pavlefshme”, sepse regjimi pushtues nuk ka vend në shtetet e tyre.

Al Hayya vazhdoi kështu: “Ne do të rezistojmë deri në fund të pushtimit, madje edhe ata që normalizojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist, duhet ta dinë se kjo është e pamundur.

Normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist do të thotë thikë helmuese prapa shpinës sonë; shkatërrimi i xhamisë al Aksa dhe ndihma ndaj regjimit të pistë, janë mizori: Disa po përpiqen që të largojnë vëmendjen nga komplotet që synojnë çështjen palestineze.

Lideri i lartë i Hamasit u shpreh kështu: “Ne dhe populli palestinez dëshirojmë të eliminojmë mosmarrëveshjet dhe të kthehemi në unitetin kombëtar.”

Al Hayya propozoi shfuqizimin e Kuvendit Legjislativ Palestinez nga udhëheqësi i Organizatës së Pavarur, Mahmoud Abbas dhe me vendimn e Gjykatës Kushtetuese dhe tha se Kuvendi Legjislativ do të mbetet në fuqi deri sa të arrihet një konsensus, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pavlefshëm, sepse bazohet në bestytni, Gaza dhe Bregu Perëndimor do të vazhdojnë të rezistojnë, kështu që ata do të largohen nga territori i tyre duke mos gjetur paqe as në territorin e armikut.

Më 27 dhjetor 2008, 80 ushtarë izraelitë bombarduan dhjetëra pika në Rripin e Gazës, dhe në këto sulme 200 palestinezë u vranë dhe 700 u plagosën dhe shumica e tyre ishin zyrtar policor, duke përfshir edhe shefi i policisë, Tevfik Xheber.

Më 3 janar 2009, tetë ditë pas fillimit të luftës, regjimi sionist filloi të sulmojë Rripin e Gazës, duke shoqëruar qindra tanke izraelite me operacione ajrore si dhe morën pjesë në bombardimet në Gaza.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne