Çfarë duhet bërë me Muxhahedinët në Shqipëri?

Një çështje humanitare, të cilën organizatat ndërkombëtare humanitare dhe për të drejtat e njeriut fatkeqësisht injorojnë, natyrisht për interesa politikë, është gjendja e ish-anëtarëve të MEK-ut (Muxhahedin-e Halk, Kulti Raxhavi) në Shqipëri.

Sipas një marrëveshjeje të bërë në Gjenevë mes UNHCR-së dhe MEK-ut, të gjitha pagesat e refugjatëve për anëtarët individualë të MEK-ut që janë rezidentë në Shqipëri i paguhen drejtueses së MEK-ut për t’u shpenzuar sipas dëshirës, dhe jo për të paguar anëtarët individualë për mbështetje personale.

Gjatë epokës së Sadam Huseinit në Irak, Masud Raxhavi merrte ndihma për kokë nga qeveria irakiene. Raxhavi e ekzagjëronte numrin e individëve në organizatën e tij në mënyrë që të merrte më shumë para. Edhe ata që jetonin në Evropë dhe Amerikë apo madje edhe të vdekurit përfshiheshin në listë. Anëtarët shkonin në Irak për seanca trajnimi ose takime, dhe mbërritja e tyre regjistrohej, por largimi i tyre jo, dhe duke bërë kështu numri i antëtarëve për t’u paguar rritej.

Në kohën e tanishme, kulti Raxhavi ka përfshirë edhe ata që e kanë tradhtuar organizatën dhe ata që jetojnë jashtë Shqipërisë në listën që i jep UNHCR-së. Në këtë mënyrë, ai merr pagesa shtesë refugjatësh. Kjo gjithashtu do të thotë se ata që janë larguar nga organizata nuk marrin kompensimin për të cilin kanë të drejtë. Në listën e kultit, ka disa që e kanë lënë atë dhe madje kanë shkuar përsëri në Iran, por MEK ende merr ndihmat e tyre. Është e dyshimtë që UNHCR-ja nuk di gjë për këtë.

Përpara se anëtarët të transferoheshin në Shqipëri nga Iraku, kultivi i Raxhavit këmbënguli që anëtarët të nënshkruanin letra duke kërkuar që pagesa e tyre mujore t’i paguhej direkt MEK-ut në vend të atyre si individë. Këto letra ishin në anglisht, kështu që shumica e anëtarëve nuk ishin në dijeni të përmbajtjes së asaj që po nënshkruanin. Dhe sigurisht, edhe ata që u ndanë më pas nga MEK janë përfshirë në këtë skemë. Anëtarë të tillë kishin për qëllim sigurinë dhe lirinë, dhe shkruan e nënshkruan çdo gjë në mënyrë që të shpëtonin nga rrethanat e tyre aktuale në Irak.

Me këtë mashtrim, kulti Raxhavi arriti të mbajë nën kontroll të gjithë ata që dëshironin të largoheshin nga organizata. Çfarë mund të bëjë dikush në një vend të huaj, pa ndonjë lehtësi, pa punë apo para dhe duke mos e njohur gjuhën? Për ata që largohen nga MEK, kulti paguan vetëm gjysmën e shumës në dispozicion të tyre si refugjatë, e cila nuk mbulon as nevojat e tyre më themelore. Ata janë të detyruar të varen nga MEK-u për strehim dhe ushqim. Shpërblimet e disa prej këtyre anëtarëve janë prerë me pretekstin e rremë se ata kanë kontaktuar me familjet e tyre në Iran, gjë që sipas kultit është njësoj me kontaktimin me regjimin iranian.

Mashtrimi tjetër që përdoret nga kultivi Raxhavi brenda organizatës për kontrollin e anëtarëve, është që të vendosë spiunë kudo për të raportuar bisedat dhe veprimet e të tjerëve. Këta individë në Shqipëri marrin më shumë ndihma se të tjerët, edhe pse të gjithë kanë të drejtë për të njëjtën sasi. E njëjta gjë ndodhte edhe në TIPF në Irak për të krijuar dallime mes të larguarve dhe për të krijuar një atmosferë mosbesimi midis tyre.

Me ligj, OKB-ja ose UNHCR-ja nuk kanë të drejtë të kenë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me organizatat. Asnjë grup nuk mund të konsiderohet si refugjat, veçanërisht nëse është një organizatë politike dhe akoma më keq, një kult terrorist. OKB-ja, KNKK-ja (Kryqi i Kuq) ose ndonjë organizatë tjetër zyrtare ndërkombëtare nuk mund të luajë rolin e mirëbërësit për ndonjë organizatë kundër një vendi që është anëtar i OKB-së. Praktika e bandave amerikane sot dhe e Sadam Huseinit në Irak në të kaluarën, e krijuar nga MEK-u, në të cilën anëtarët konsiderohen individualisht si refugjatë, është e paligjshme dhe kundër rregullave të OKB-së.

UNHCR-ja duhet të merret me çdo refugjat personalisht. Marrëdhënia e UNHCR-së me kultin terrorist Raxhavi është në kundërshtim me rregulloret e brendshme të OKB-së dhe nuk është e pranueshme. Sigurisht në të kaluarën, në Irak, OKB dhe UNHCR-ja e kryen këtë shkelje si në garnizonin e Ashrafit dhe në kampin e Libertës. Edhe në qoftë se refugjatët heqin dorë nga e drejta e tyre për të marrë pagesën e drejtpërdrejtë dhe kërkojnë që ajo të kalojë te dikush tjetër, UNHCR-ja nuk duhet të pajtohet me këtë.

Në kohën e tanishme, sa i përket përparësisë që i është dhënë kultit nga OKB-ja, anëtarët dhe ish-anëtarët janë njësoj nën kontrollin e kultit. Ata janë të gjithë të detyruar t’i binden kërkesave të udhëheqësit të kultit.

Marjam Raxhavi u ka thënë atyre që dëshirojnë të largohen nga organizata: “Mos mendoni se duart tona janë të lidhura këtu në Shqipëri”. Ajo ka theksuar se: “këtu është toka e Pentagonit dhe ne jemi pjesë e Pentagonit, dhe fuqia jonë tani është edhe më e madhe se kur ishim në Irak nën Sadam Huseinin”, dhe duke thënë kështu ajo donte të parandalonte anëtarët të largoheshin nga grupi, në përpjekje për të mbuluar dobësitë e tanishme të kultit të saj.

Edhe njëherë vlen të përmendet se mbajtja ose reduktimi i ndihmës financiare të refugjatëve nga MEK është në kundërshtim me ligjin, veçanërisht kur kulti u kërkon atyre të spiunojnë të tjerët dhe të shkruajnë e nënshkruajnë çfarëdo që u kërkohet për t’u dhënë pagesat.

Situata aktuale në Shqipëri

Prej disa kohësh aktivitetet anti-korrupsion janë përshkallëzuar në vend. Për disa muaj këtë vit, përfaqësuesit parlamentarë të Partisë Demokratike refuzuan të merrnin pjesë në kuvend dhe bojkotuan parlamentin. Ata kërkuan që kryeministri të jepte dorëheqjen para zgjedhjeve pasi ai mund të mashtronte. Parlamenti emëroi kryetarin e tij si President të ri. Ai njoftoi se zgjedhjet duhet të shkonin përpara, por nuk i dha asnjë garanci opozitës. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve perëndimore ngulën këmbë se zgjedhjet, me ose pa demokratët, duhet të mbaheshin më 18 qershor.

Në javët e ardhshme u panë disa demonstrime në Shqipëri, pasi demokratët edhe pse u injoruan nga perëndimi, kishin mbështetje popullore. Lajmet e fundit janë se qeveria dhe kundërshtarët kanë arritur një marrëveshje, duke shtyrë edhe zgjedhjet.

Një problem i brendshëm në Shqipëri është korrupsioni. Zëvendësministria e Brendshme shqiptare, Elona Gjebrea është një lobiste e MEK, dhe është gjithashtu e përkushtuar për neokonët në SHBA. Ajo ka vizituar kohët e fundit Mbretërinë e Bashkuar në rolin e saj si koordinatore shqiptare kundër trafikimit. Ajo u ftua në SHBA përpara kësaj, dhe dihet se ajo ndjek politikën amerikane në këtë drejtim. Edhe mediat shqiptare janë të pakënaqura me të dhe pyesin nëse ajo është zëvendësministre në qeverinë shqiptare apo në lobin e MEK-ut, veçanërisht kur zgjedhjet janë përpara.

Më poshtë ndodhet një artikull ku protestohet kundër zëvendësministres së brendshme dhe një tjetër figure politike i cili madje thotë “Unë jam një Muxhahedin”:

http://parrena.com/a-po-fusin-terroristet-e-njohur-si-muxhahedine-deputete-ne-parlamentin-shqiptar/

Gazeta amerikane Huffington Post ka shkruar gjithashtu për Elona Gjebrenë – përgjegjëse për luftën kundër trafikimit në Shqipëri – e cila i jep mbështetje skllavërisë moderne të Marjam Raxhavit. Kjo gjithashtu është mbuluar nga mediat shqiptare. Ky artikull mund të lexohet në linkun më poshtë:

http://www.huffingtonpost.com/entry/albanias-anti-trafficking-coordinator-elona-gjebrea_us_591c7b35e4b0da7850311cc8?ncid=engmodushpmg00000004

Përkthimi i artikullit të lartpërmendur në mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://gazetaimpakt.com/elona-gjebrea-pergezon-marjam-raxhavin-per-mbajtjen-e-sklleverve-moderne-ne-tirane/

Kur qeveria shqiptare e Edi Ramës pranoi të priste MEK-un, u arrit një marrëveshje që nuk do të kishte asnjë kosto dhe asnjë problem për vendin, dhe se gjithçka do të ishte nën mbikëqyrjen e UNHCR-së. Marrëveshja tregon se përgjegjësia për të gjithë anëtarët është e OKB-së, dhe nuk duhet të ketë barrë mbi supet e popullit të Shqipërisë. SHBA i premtoi qeverisë shqiptare se anëtarët e MEK-ut të transferuar në Shqipëri do të ishin nën kontroll.

Çfarë duhet bërë?

Një nga gjërat që mund të bëhet është që anëtarët e mëparshëm të tregojnë në mënyra të ndryshme se ata nuk janë të kontrolluar nga kulti dhe se janë të lirë. Duke bërë këtë, tregohet se premtimi i bërë nga SHBA-ja për qeverinë shqiptare që të gjithë të transferuarit në vend janë nën kontrollin e MEK-ut dhe nuk ka nevojë për përfshirje të drejtpërdrejtë të amerikanëve dhe shqiptarëve, është thyer. E njëjta gjë ndodhi edhe në Irak dhe SHBA-së iu desh të krijonte TIPF-in për anëtarët e ndarë me kosto të ndara.

Ish-anëtarët e MEK në Shqipëri e dinë se megjithëse kulti u ka hequr ndihmat e tyre nga UNHCR, në të njëjtën kohë është shumë i frikësuar nga liria e veprimit të tyre, veçanërisht nga intervistimi në shtyp. Ata madje do të paguanin më shumë nëse ka ndonjë shans për mbulimin e medias në këto çështje. Prandaj, ish-anëtarët mund të inkurajohen që të marrin një rol më aktiv në vend të rolit të tyre aktual pasiv.

Kulti i Raxhavit u ka çuar letra disa ish-anëtarëve duke deklaruar se pagesat e tyre do të priten me arsyetimin se ata kanë kontakt me regjimin iranian, dhe madje i ka botuar këto letra në faqet e internetit të kultit. Këto janë dokumente të cilat mund të përdoren kundër MEK-ut dhe UNHCR-së, dhe madje edhe qeverisë shqiptare që duhet të jetë përgjegjëse për këtë. Kulti Raxhavi i ka shfrytëzuar këta individë për gjithë jetën e tyre, dhe tani nuk pranon t’u paguajë atyre të drejtat e tyre minimale. MEK nuk duhet të jetë ndërmjetësi për këtë pagesë.

Dëshira e ish-anëtarëve është që të themelohet një qendër nën mbikëqyrjen e UNHCR-së dhe qeverisë shqiptare për t’u marrë me refugjatët individualisht dhe jo si grup. Kjo dëshirë duhet të gjejë rrugën e saj në mediat në vend. Ish-anëtarët mund t’i drejtohen UNHCR-së në Tiranë dhe të pyesin pse ekziston kjo shkelje e ligjit dhe pse çështjet e tyre i kanë mbetur kultit për t’u marrë me to. Ata mund të japin rezultatin e aktiviteteve të tyre në media për të informuar opinionin publik shqiptar.

Çdo presion nga ana e ish-anëtarëve në gjuhën angleze ose shqipe në UNHCR – që i ka dhënë në mënyrë të paligjshme pagesat e tyre MEK-ut – dhe në qeverinë shqiptare, veçanërisht në Ministrinë e Brendshme e cila është bërë një lob për kultin, do të jetë e dobishme dhe do të kishte një efekt mbi zgjedhjet.

Kulti terrorist i Raxhavit ka një levë presioni të quajtur Ndihmat e Kombeve të Bashkuara, dhe natyrisht që ish-anëtarët kanë një levë edhe më të dobishme, e cila është opinioni publik dhe situata speciale e kultit në Shqipëri para zgjedhjeve, që mund t’i ndihmojë ata të fitojnë të drejtat e tyre nga MEK. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne