Çfarë po mendon Xhon Mekein?

Senatori Xhon Mekein e ka bërë guximin dhe qartësinë morale një shtyllë të karrierës së tij politike. Ai ka qenë i hapur në avokimin e tij për diplomacinë transformuese, promovimin e lirisë dhe demokracisë, si dhe për ndalimin e fuqishëm kundër atyre që mund të shënjestrojnë apo të kërcënojë amerikanët. Ai është në çdo standart një amerikan i madh dhe parimor.

Por, sa zhgënjyese është të shohësh këtë njoftim për shtyp nga Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit, një grup opozitar iranian i njohur edhe si Muxhahedin el-Halk (MEK ose MKO):

Të premten [më] 14 Prill 2017, senatori Xhon Mekein, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, u takua me Marjam Raxhavi në Tiranë. Ata diskutuan zhvillimet e fundit në Iran, pazarllëqet penale të regjimit iranian në rajon, si dhe perspektivat e ardhshme. Marjam Raxhavi shprehu falënderimet e saj për senatorin Mekein për përpjekjet e tij të pakursyera në mbështetje të MEK nga Ashrafi dhe zhvendosja e tyre nga Iraku …. Mbi zhvillimet e fundit në rajon, Merjem Raxhavi vuri në dukje: “Regjimi iranian është përgjegjës për krime lufte në Siri dhe duhet të dëbohet nga ai vend. Përveç aspektit të tij të vlefshëm humanitar, unë besoj se kjo është politika e drejtë nga pikëpamja e thjeshtë politike”.

Deri tani, mirë. Por njoftimi për shtyp vazhdon:

Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan u tha anëtarëve të MEK: “Ju keni qëndruar, keni luftuar dhe keni sakrifikuar për lirinë, për të drejtën për të jetuar të lirë, për të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj, për të drejtat që janë dhënë nga Perëndia.” “Unë ju falënderoj për të qenurit një shembull, një shembull për të gjithë botën, që ata njerëz të cilët janë të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar për liri do ta arrijnë atë, dhe ju jeni një shembull për të gjithë ata në botë që po luftojnë për (liri),” u shpreh Senatori Mekein. Senatori Mekein lavdëroi udhëheqjen e Merjemen Raxhavit. Ai deklaroi, “Një ditë, Irani do të jetë i lirë. Një ditë, ne të gjithë do të mblidhemi në atë shesh”.

Le ta lëmë mënjanë pyetjen nëse njoftimi për shtyp që citon Mekeinin është i saktë: Mekeni ka mjaft tru për të kuptuar imazhin dhe që MEK e përdor praninë e tij për të sinjifikuar miratimin.

Por, në qoftë se Kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura zgjedh të sinjalizojë mbështetjen e tij për grupin, ku është lajmi këtu? Në fund të fundit a nuk e kundërshton Muxhahedin el-Halk Republikën Islamike të Iranit? Armiku i armikut tim, etj? Për fat të keq, jo dhe aq.

Konsideroni historinë e Muxhahedin el-Halk: Ai filloi si një reagim ndaj rritjes së mendimit liberal perëndimor në Iran, duke përqafuar terrorizmin anti-amerikan në vitet 1970 dhe duke u bërë një përkrahës i rëndësishëm në Revolucionin Islamik në Iran, para se lideri revolucionar Ajatollah Homeini të urdhërontë spastrimin e tyre. Muxhahedinët u përgjigjën me terrorizëm, drejtuar jo vetëm zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike, por edhe popullsisë në përgjithësi. Në kulmin e tij, në korrik të vitit 1982, grupi ka vrarë mesatarisht tre zyrtarë të regjimit në ditë. Goditja përfundimtare fatale për perceptimin publik iranian ishte se ata u vendosën në krah të Sadam Huseinit gjatë Luftës Iran-Irak. Në fakt, ata u bënë për iranianët e zakonshëm ashtu si John Walker Lindh, talibani amerikan, u bë për publikun amerikan.

Kam kaluar rreth shtatë muaj në Iranin post-revolucionar duke punuar në disertacionin tim të doktoraturës. Si një amerikan që udhëtonte në mes të viteve 1990, unë kam qenë pothuajse një risi dhe iranianët kërkonin të bisedonin me mua në autobuzë, në hotele, në taksi dhe në restorante. Pak persona kishin ndonjë gjë të mirë për të thënë në lidhje me Republikën Islamike, por asnjë nuk kishte ndonjë fjalë të mirë për Muxhahedin el-Halk.

Pas Operacionit Liria e Irakut në vitin 2003, udhëheqja e organizatës ndryshoi mendje. Ndërsa ata kishin përqafuar marksizmin, Islamizmin, dhe pastaj gjatë mërgimit të tyre në Irakut, Batizmin, ata papritmas e ndryshuan veten në mënyrë retorike si demokratë. Problemi është se ata ende veprojnë, nëse jo si terroristë, si një kult totalitar. Masud dhe Marjam Raxhavi madje mund t’u diktojnë anëtarëve se me kë të martohen dhe më kë të divorcohen. Ndërsa Mekein dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së kishin të drejtë në dënimin e masakrës ndaj Muxhahedin al-Halk nga forcat iraniane dhe milicia e tyre irakiane, kjo nuk do të thotë se grupi duhet të tolerohet apo të përqafohet në asnjë mënyrë apo formë.

Armiqësia që iranianët ndjejnë në drejtim të Muxhahedin el-Halk është e tillë saqë ndonjë flirt perëndimor me Raxhavin dhe Muxhahedin el-Halk përdoret për propagandë nga Republika Islamike, e lejon Teheranin që të mbledhë iranianët rreth flamurit, dhe më shumë e pengon sesa e katalizon ndryshimin e regjimit.

Është krejtësisht e pranueshme të kundërshtohet Republika Islamike – në të vërtetë, është moralisht kurioze se si kaq shumë politikëbërës mund të injorojnë racizmin e saj, terrorizmin dhe nxitjen gjenocidale. Por askush nuk e mbështet idenë e zëvendësimit të regjimit ekzistues me diçka që është vështirë më e mirë. Me këtë takim, Mekein ka përqafuar armikun e armikut tonë në regjimin e Teheranit, por ai ka përqafuar edhe armikun e popullit iranian, për të cilin për kaq kohë që ai ka qenë një kampion trim. Irani mund t’ia dalë më mirë se MEK tani që ai kërkon të zëvendësojë diktaturën e qortueshme në krye. Dhe kështu mundemi edhe ne. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne