Çfarë është Kurban Barjami dhe ushqimet që s’duhet t’i lini pa gatuar për familjen tuaj

Festa e Kurban Bajramit është një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të besimtarëve muslimanë. Në besimin islam, Kurban Bajram përfaqëson gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë të birin si tregues i nënshtrimit të tij ndaj zotit. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Nëse e mbledhim me fjalë të thjeshta, Kurban Bajrami është dita ku mposhtet nepsi dhe makutëria e njeriut. Shqiptarja.com ju sjell disa nga ushqimet që s’duhet të mungojnë në tavolinën tuaj për këtë festë.

Mëngjesin e Kurban Bajramit, të gjitha amvisat, kryefjalë të tavolinës festive kanë mishin. Mishi është parësor në çdo tavolinë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Mishi mund të jetë i pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Pjata e dytë që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë, me lëngë mishi, vezë limon, miell e pak erëz. Një tjetër gatim tipik i kësaj feste është byreku, që mund ta gatuani me lakra, vezë, kos ose djathë.

Sallatat janë të çdo shumëllojshme dhe siç të keni ju dëshirë, me perime dhe zarzavate. Ëmbëlsira më e mirë e kësaj feste është revanija, një ëmbëlsirë turke, por e gatuar me mjeshtëri edhe nga gratë shqiptare.

Mos harroni se në tavolinën e Kurban Bajramit s’duhet të ketë mish derri apo alkool! Festë të mbarë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne