Çfarë hapësirë perëndimorët do t’i lejojnë Turqisë në rajon?

Lufta deklarative e herë pas hershme midis turqve dhe homologëve të tyre perëndimorë, duket qartë se këtu kemi të bëjmë me një betejë të pazgjidhur rreth hapësirës së lejuar të turqve në rajon si dhe rolin hapësira më të gjera. Në këtë kontekst, është e mundur të lexoni tabelën e pandërprerë të marrëdhënieve SHBA-Turqi.

nga Muhamed Alush, Al Mayadeen.

Gazeta franceze “Le Figaro” me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, doli me një artikull në të cilën thekson se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu mospranimin e divizioneve të reja Sykes-Picot në rajon. Me të, ai bëri thirrje se do të luftojë organizatat terroriste sikur Daesh, PKK dhe Fetullah Gulen.
Artikulli rreth takimeve të Erdoganit me Presidentin Trump në njërën anë, dhe me liderët evropianë në anën tjetër, i botuar më 11 nëntor zbuloi shqetësimin turk rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Në një mesazh ai shpreh masën e mosbesimit dhe hidhërimin e turqve si rezultat i politikave të aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët duket se po dëmtojnë rëndë interesat turke në rajon dhe njëkohësisht po kërcënojnë stabilitetin e shtetit të pavarur.
Fjalët e Erdoganit, ngjasonin me atë të nënkryetarit të partisë në pushtet, Numan Kurtulmush, i cili bënte thirrje për formimin e një rendi të ri botëror. Ai parasheh se, muslimanët duhet të kenë zërin e tyre brenda anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, e gjithë kjo vjen si rezultat i zhvillimeve të përgjithshme të elitave sunduese në këtë vend si dhe rritjes ekonomike dhe ushtarake. Të gjitha këto së bashku synojnë të kenë rolin e tyre në mjedisin rajonal, hapësirë që kapë një shtrirje nga Azia Qendrore në zemër të Evropës, e deri në thellësi të Afrikës përmes botës arabe.
Turqia këtë rol e sheh si një e drejtë e saj historike, dhe është duke nxituar që ta zbatojë, mirëpo, aleatët e saj perëndimorë me në krye SHBA-të nuk e shohin që Turqia moderne të jetë e denjë për të në këtë moment. Ky refuzim perëndimor vuri në siklet delegacionin turk gjatë konferencës së Palermos në Itali për shkak të situatës në Libi, gjë që detyroi delegacionin të tërhiqet nga konferenca. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm francez i bazuar në të dhënat e inteligjencës franceze rreth vdekjes së gazetarit saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, lë të kuptoi se Erdogani po bën lojën e tij politike, gjë që po i shkon përshtati vetëm atij.
Lufta deklarative e herë pas hershme midis turqve dhe homologëve të tyre perëndimorë, duket qartë se këtu kemi të bëjmë me një betejë të pazgjidhur rreth hapësirës së lejuar të turqve në rajon si dhe rolin hapësira më të gjera. Në këtë kontekst, është e mundur të lexoni tabelën e pandërprerë të marrëdhënieve SHBA-Turqi.
Marrëdhëniet turko-amerikane nuk kanë qenë të mira këto shtatë vite të fundit. Nga një partneritet strategjik në prag të vitit 2011 pothuajse ra në kolaps të plotë pas grushtit ushtarak të dështuar në vitin 2015. Mediet të cilat janë në pronësi të shtetit turk, akuzojnë SHBA-të për përfshirje në grushtin e shtetit të dështuar. Në fakt, turqit nuk guxojnë të akuzojnë Uashingtonin direkt për grusht shtet, mirëpo, ata kanë shprehur zemërimin e tyre në procesin e grushtit të shtetit duke qenë se Shtëpia e Bardhë është duke e mbrojtur Gulenin dhe nuk po ua dorëzon atyre. SHBA-të kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth mijëra të arrestuar dhe për këtë kishin nisur edhe një fushatë ushtarake në zonat kurde në Turqi dhe përtej saj.
Gjatë tre viteve të fundit duket se skena është stabilizuar pas asaj përçarjeje të madhe dhe ngërçit që ishte në rritje sidomos pas divergjencave të pikëpamjeve midis dy palëve. Rënia e aleancës amerikano-turke në veri të Sirisë erdhi si rezultat i pozicionimit të Uashingtonit për të mbështetur kurdët dhe armatosjen e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura turke. Ky veprim, nxiti turqit të punonin vetëm, duke i detyruar ata që të qëndronin midis bashkëpunimit me rusët nga njëra anë dhe mbështetjes së grupeve të armatosura siriane kundër kurdëve në veri të Sirisë.
Kjo situatë kështu vazhdoi deri në dy muaj e fundit, kur edhe filloi një shkrirje e ngadalshme. Vetëm pas kësaj shkrirje u mundësua takimi midis presidentëve Trump dhe Erdogan në Paris dhe atë pak ditë më parë. Ky ishte takimi i parë midis dy palëve pas vendosjes së sanksioneve të SH.B.A.-së mbi tregtinë turke.
Nëse kthehemi vetëm pak mbrapa, do të gjejmë një numër treguesish që ndikuan në normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve:
• Heshtja e Turqisë, dhe menaxhimi me qetësinë më të madhe të rastit Kashougi, Presidentit Trump ia lehtësoi presionin i cili po e ngushtonte përpara zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit.
• Turqit liruan pastorin amerikan Andrew Branson edhe pse ishte i akuzuar për spiunazh. Edhe kjo ndodhi para zgjedhjeve, ndërsa Trump shfrytëzoi këtë rast duke e marrë pastorin në Shtëpinë e Bardhë, dhe kjo i shërbeu në ngritjen e popullaritetit të tij brenda forcave të djathta në ato zgjedhje.
Në këmbim të hapave turke, Uashingtoni ndërmori hapa të ngjashëm si më poshtë vijon:
• SHBA-të do të përjashtojnë 25% të sanksioneve të importit të naftës iraniane, që do të thotë se Turqia mund të importojë rreth 3 milion ton naftë çdo vit.
• Uashingtoni ka hequr sanksionet kundër ministrit të drejtësisë Abdulhamid Gul dhe ministrit të brendshëm Sulejman Soylu, që nga gushti i shkuar për shkak të burgosjes së pastorit të SHBA-ve.
• SHBA-të, pranojnë negociatat me turqit rreth gjobave të vendosura mbi bankën turke Khalk. SHBA-të kishin dënuar njërin prej drejtuesve të saj, i cili kishte marrë pjesë në një program me të cilin kishte ndihmuar Iranin, që të shmangte sanksionet e SHBA-ve.
• Trupat turke dhe ato amerikane do të fillojnë manovrat e përbashkëta në qytetin sirian Manbeg.
• Uashingtoni do të ndalojë së shpërblyeri me miliona dollarë tre liderë të lartë të PKK-së.
Përkundër këtij përmirësimi midis tyre, mosmarrëveshjet të tjera, bëjnë që marrëdhëniet midis tyre të mos jenë të kënaqshme. Mosmarrëveshja rreth situatës në Siri, dhe blerja e sistemit raketor të mbrojtjes nga Rusia. Një nga problemet më të spikatura që mund të prishin përsëri marrëdhënien midis tyre është mbështetja permanente e njësive ushtarake të popullit kurd në Sirinë veriore nga ana e SHBA-ve, të cilët kryejnë patrullime të përbashkëta. Pak orë më parë, Presidenti Erdogan kishte paralajmëruar për një operacion të gjerë ajrorë që do të ndërmerret në Lindje të lumit Eufratit kundër njësive kurde.
Si duket politika amerikane nuk po korr sukses rreth ambicieve të saja, pasi përfaqësuesi special për Sirinë James Jeffrey nuk arriti t’i bindë turqit, se, Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar armët e tyre ndaj “Forcave Demokratike të Sirisë, të cilat mbizotërojnë njësi mbrojtëse me qëllim të luftojnë organizatën shtetërore islamike në Siri”.
Turqia nuk sheh kurrfarë dallimi midis njësive të mbrojtjes së popullit dhe PKK-së. “Ne nuk mund të pranojmë shpërblimin e PKK-së duke dërguar kamionë dhe mjeteve të tjera të mbushura me armë dhe municione “njësive mbrojtëse të popullit kurd”, tha ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar.
Duket qartë se amerikanët nuk duan që Turqia të ketë një rol absolut në zgjedhjet e saj politike rajonale që njëkohësisht i shkon përshtati aksit rus i cili është armiqësor ndaj interesave perëndimorë. Pozicioni aktual Turqisë i mundëson ta ndryshojë gjendjen me aleatët e tyre historik, në konkurrues ose në një partneritet të drejtë i cili do t’ua plotësojnë ambiciet për t’u pasuruar. Në të kundërtën janë të panumërta detajet rreth origjinës së mosmarrëveshjeve.
Muhamed Alush, është themeluesi dhe prezantuesi i programeve politike në kanalin Al-Mayadin.

Përktheu dhe përshtati, Muhamed Kajolli

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne