Çfarë i tha Putini Netanjahut në Moskë?

nga Elijah J. Magnier

Shumë spekulime dhe komentime janë shfaq në opinion lidhur me “marrëveshjen sekrete” në mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut në takimin e tyre në Moskë. Mediat izraelite kanë përshkruar takimin si ”të suksesshëm”. Por, burimet ruse theksojnë të kundërtën, përkundër komenteve pozitive të cilat i ka dhënë Putini. Këto komente nga ana e Netanjahut janë fryrë dhe janë shndërruar si sukses i diplomacisë së tij. Emisari rus ka njoftuar udhëheqjen siriane me rezultatet e bisedimeve të takimit të Putinit dhe Netanjahut, me ç’rast Putini i ka thënë Netanjahut në Moskë me sa vijon:

1- Presidenti rus e ka pranuar në mënyrë të ngrohtë mysafirin nga Izraeli dhe ka theksuar se Rusia respekton linjën e demarkacionit kufitar në mes Sirisë dhe Izraelit nga viti 1974 të cilën Damasku e respekton plot 40 vite me radhë.

2- Putini ka thënë se “kupton shqetësimet izraelite lidhur me prezencën e ekspertëve ushtarak iranian në Siri”.

3- Putini i ka thënë mysafirit se”çfarëdo bisedimet për prezencën iraniane në Siri do të shtyhen gjer në shkatërrimin total të terroristëve në Siri në tërë territorin e vendit”.

4- Putini ka thënë Netanjahut se ka kuptuar nga komunikimet me Iranin se ai vend nuk ka qëllim të ketë prezencën në Siri asnjë çast më gjatë se kur të çlirohet edhe centimetri i fundit i territorit sirian.

Burimi i afërt me udhëheqjen siriane ka cekur se presidenti rus qartas ka thënë çfarëdo bisedat për shqetësimet e Izraelit do të prolongohen gjer në çlirimin e plotë të Sirisë. Në rast se terroristët fshihen në hapësirat të cilat i kontrollon Izraeli, sikurse rrafshlartësia e Golanit, ne (rusët dhe aleatët) do t’i eliminojmë një nga një.

Putini ka përmend Netanjahut” se fuqitë aleate po luftojnë me forcat ruse në territorin sirian. Moska nuk është në pozitë që të kërkojë nga Damasku të plotësojë kushtet e Izraelit pasi që është e njohur se Tel Avivi ka ndihmuar Al Kaidës dhe xhihadistëve tjerë, dhe ka ndihmuar operacionin e pasuksesshëm të përmbysjes së regjimit në Siri”.”Izraeli m kujdes përcjell formacionet ushtarake të Hezbollahut, ekspertët ushtarak iranian dhe aleatët tjerë të cilët janë të shpërndarë gjatë gjithë Sirisë jugore në operacionet e çlirimit të jugut sirian. Formacionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve me qëllim janë të vendosura ashtu që të jenë të dukshme Izraelit me të cilin i dërgohet porosia se nuk do të shmangin përballjen edhe me forcat e tij. Kërkesa e Izraelit që Hezbollahu dhe forcat iraniane të jenë të larguara nga rrafshlartësia e Golanit 10-80 km kurrë nuk është shqyrtuar seriozisht, por se është përmendur vetëm ne media. Pra, Damasku nuk është i interesuar që të jep çfarëdo premtime Izraelit apo të ketë kujdes në interesat e Izraelit lidhur me Hezbollahun dhe Iranin. Damasku ka vendosur të nis operacionet në Sirinë jugore pa kurrfarë konsiderate në marrëveshje ndërkombëtare apo marrëveshje eventuale të Putinit dhe Trumpit”.

Presidenti sirian Bashar al Asad nuk i ka kufizuar provokimet e veta me ç’rast që ka kërkuar nga Hezbollahu që të shtojë prezencën ushtarake në Sirinë jugore, por ju ka dhënë edhe dhurata, dy paketime të plota të raketave amerikane anti tanke e cila çdo njëra vlen 60.000 dollar, si dhe raketat të dirigjuara anti tanke franceze, si dhe llojet tjera të armatimeve e cila është konfiskuar në beteja në jug të Sirisë. Aleatët perëndimore dhe vendet e Gjirit i kanë furnizuar terroristët me sasi të mëdha të armatimit të cilët tani kanë ra në duart e Hezbollahut.

Të njëjtën ditë Putini e ka pranuar në vizitë edhe të dërguarin special iranian Ali Akbar Velajatinë i cili ka paralajmëruar investimet ruse në sektorin e naftës dhe gazit në vlerë prej 50 miliard dollar. Kjo ishte goditje për Trumpin i cili është tërhequr nga marrëveshja nukleare. Kjo tregon angazhimin e palës ruse për bashkëpunim të shtuar me Iranin dhe faktin se prezenca në Siri paraqet balansin strategjik. Kjo është njëkohësisht edhe porosia Netanjahut se ai nuk është “djali i artë” i Putinit.

Izraeli e di se e ka humbur luftën kundër Asadit dhe për këtë shkak po përpiqet të zvogëlojë dëmin. Netanjahu ndoshta mbështetet në takimin e Putinit dhe Trumpit në Helsinki të cilët janë pajtuar për respektimin e kufijve nga viti 1974 dhe linjën e tanishme të demarkacionit kufitar në rrafshnaltësirën e Golanit. Por, qeveria siriane nuk e ka mbështetur qëndrimin e till dhe porosia e saj është e qartë:nuk do të ketë tërheqje të forcave iraniane nga Siria gjersa Izraeli nuk tërhiqet nga pjesa e okupuar e rrafshnaltësirës së Golanit.

Burimi : Ejmagnier.com/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme